EmailFacebookKontakt

Fjala e Perëndisë mbillet me bollëk edhe sivjet…

Fjala e Perëndisë mbillet mebollëk edhe sivjet…
“Ashtu si uria është tregues
i shëndetit trupor, edhe
interest i njeriutpër të dëgjuar
fjalët e Perëndisë mund të
konsiderohet si tregues i
shëndetit shpirtëror”
(Shën Grigori i Nisës)
Me ndihmën e Perëndisë
dhe bekimin e Kryepiskopit
Anastas, nisën përsëri sivjet
mësimet e katekizmit për të
rriturit. Që më 10 tetor 2001,
një kontribut të veçantë po jep
për këtë edhe matematicenia
në pension, znj. Dhimitra
Papadhimitriu, e cila trajton
tema të ndryshme me përmbaj-
tje fetare dhe pedagogjike. Në
këto takime pjesëmarrja është
e gjerë. Besimtarët vijnë me
dëshirë të zjarrtë dhe të etur
për Fjalën e Perëndisë.
Fjala e Perëndisë është
mirëbërëse, sepse përmban
fuqi hyjnore. Ajo bie si ballsam
në shpirtin e lodhur të njerëzve,
ashtu si dhe urtësia dhe
përvoja e Etërve të Shenjtë. Në
veçanti, shembujt nga jeta e
Shenjtorëve tanë, sa herë
përmenden në predikimin dhe
në temën përkatëse, na mëso-
jnë të gjithëve dhe na udhëhe-
qin. Eshtë jeta e Krishtit dhe e
Shenjtorëve njohuria më e
madhe që i bën efekt shpirtit
të njeriut. Kështu freskohet çdo
shpirt, qetësohet dhe joshet nga
dëshira për të imituar shembu-
llin e shenjtë. Mbjellësi Krisht
mbjell me anën e punëtorëve të
Tij, fjalën e shpëtimit tonë,
ndërsa ne ftohemi për të bërë
gati arën. Frytdhënia e fjalës
është dhuratë Perëndie, por
kërkon medoemos edhe
bashkëpunimin tonë.
Kështu, Fjala e Perëndisë
mbillet me bollëk edhe sivjet
nëpër enoritë e mëposhtme:
1. Çdo të martë, ora 15:00
– 16: 00 në Kishën e Shën
Kollit, Elbasan.
2. Çdo të mërkurë, ora
16:00 – 17: 00 në Kishën e
Ungjillëzimit, Tiranë.
3. Çdo të enjte, ora 15: 00
– 16: 00, në Kishën e Shën
Prokopit, Tiranë, ndërsa në
orën 10: 00 – 11: 00 në burg.
4. Çdo të premte, ora
15: 00 – 16: 00 në Kishën e
Shën Kollit, Kavajë, ndërsa
në orën 14 : 30 -15: 30 në
Rogozhinë.
5. Çdo të shtunë të dytë,
ora 10:30 – 11: 30 në Cërrik.
6. Çdo të shtunë të dytë,
ora 10:00 – 11: 00 në Laç.
7. Çdo të diel të dytë ose
të tretë, pas Liturgjisë
Hyjnore, në Kishën Ortho-
dhokse të Shkodrës.
8. Çdo të diel, ora 11: 30 –
12 : 30, në Kamëz.
“Ashtu si toka që nuk
kultivohet shndërrohet në djerr
dhe mbushet me bimë të egra,
ashtu dhe në shpirtin që nuk

shijon doktrinën shpirtërore,
mbijnë gjemba dhe rrodhe”.
(Shën Joan Gojarti)
Fjala e Perëndisë kultivohet
në arën e shpirtit tonë dhe nuk
e lë atë të nekrotizohet. Rezul-
tati është, se po ndërtohet një
shoqëri dashurie dhe përpari-
mi. Kështu fisnikërohen zako-
net e njerëzve dhe ç’është më
kryesorja, ravijëzohet rruga
drejt përjetësisë, rruga e shpë-
timit tonë. Eshtë detyrë e të
gjithëve që të pranojmë brenda
vetes fjalën e përjetshme të
Perëndisë, ashtu si e pranon
farën toka e mirë, ara e begatë
dhe e kultivuar. Kështu, Fjala
Hyjnore do të rrënjoset dhe
dalngadalë do të japë frytet e
Shpirtit të Shenjtë.
Urimi dhe lutja e të gjithëve
është Qala e Perëndisë të mbi­
llet edhe në kishat tona, që be-
simi ynë të forcohet më tej. Le
të jetë urim dhe lutje që të shto-
hen punëtorët e Ungjillit, me
qëllim që të gjitha qytetet dhe
fshatrat të dëgjojnë Ungjillin e
Krishtit dhe, më e rëndësish-
mja, të gjithë të predikojmë me
sjelljen tonë Krishtin, sepse
vetë jeta jonë duhet të bëhet
Ungjill i Krishtit.
Për këtë të fundit ka nevojë
shpirti ynë, por për këtë ka
nevojë edhe epoka e sotme!