6CVepra e Episkopit është dëshmi
e Kryqëzimit dhe Ngjalljes”
– Fjala e Kryepiskopit Anastas në Shërbesën e Hirotonisë
të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit –
“I bekuar qoftë Perëndia për dhurëtinë e tij,
që s’tregohet me gojë”.
Sot, ëndrra që zotëronte qenien time gjatë
shtatë viteve të fundit, po bëhet realitet. Pas 96
klerikëve të rinj, që janë hirotonisur priftërinj dhe
dhiakë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, hirotoniset Episkopi i parë shqiptar pas
shkrirjes së Kishës të Shqipërisë gjatë persekutimit
kohëgjatë ateist.
“Të gjitha bashkëpunojnë për mirë, për ata që
duan Perëndinë”. Kjo është një përvojë ejetës tënde
(Vijon në faqen 8)
Fjala e Kryepiskopit Anastas në Shërbesën e Hirotonisë
të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit
(Vijon nga faqja 5)
të deritanishme, biri im i dashur
shpirtëror Joan. Pranove pagëzi-
min në nj’ë moshë të rritur, kur
kishe marrë diplomën e Univer
sitetit të Tiranës, gjatë viteve të
persekutimit, duke mos përfillur
rreziqet që kishte një ngjarje e
tillë në atë periudhë. U largove
jashtë shtetit, veçse për t’u
përgatitur më mirë teologjikisht
për misionin tënd në Kishë. U
ktheve, u hirotonise dhe me ve-
tmohim po merr pjesë gjatë vite
ve të fundit në udhën e mundim-
shme apostolike të Kishës së
Shqipërisë. Sot, Kisha jonë të
thërret në shërbimin e përgjegj-
shëm të Episkopit.
Çastet e frikshme të hierur-
gjisë së tanishme nuk lejojnë
fjalime të gjata. Shkurt, ku-
fizohem së kujtuari konstatimet
e apostull Pavlit: “Duhet, pra, që
episkopi të jetë i pazënë në faj”
(1 Tim. 3:2), “i përsosur…i bërë
gati për çdo punë të mirë” (2 Tim.
3:17), “duke përballuarvuajtjet,
i pagjumë për të gjitha” (2 Tim.
4:5). Siç ka plotësuar edhe Shën
Ignati Theofori, Episkopi është
“shëmbëllesë e Atit”· (Ignati, për
Tralin III. 1) “në vendin’’ dhe
“shëmbëllesë e Perëndisë”
(Ignati, për Magnisin VI. 1), me
misionin që (siç thotë Shën
Grigor Teologu), “t’i japë krahë
shpirtit, t’i marrë njerëzit dhe t’ia
japë Perëndisë” (Apol. 12).
Mori episkopësh të Kishës
sonë pasuan që atëhere, të vulo-
sur me trashëgiminë apostolike
dhe me Hirin e Shpirtit të Shenj-
të, që edhe ti po merr sot. Shumë
prej tyre ranë martirë me trimëri
për besimin e Krishtit, prediku-
an, vuajtën për popullin e Perë-
ndisë, u bënë shenjtorë secili me
veçoritë e tij. Të gjithë episkopët
e mëdhenj, shenjtorë të Kishës
sonë dalloheshin për disa cilësi
thelbësore, që mbeten përcaktue-
se edhe për episkopët e sotëm:
a) Të gjithë jetuan me da-
shuri të zjarrtë për Perëndinë
dhe njeriun, duke kapërcyer çdo
kufi të logjikës konvecionale. U
përpoqën heroikisht për lehtë-
simin e të trishtuarve të epokës
së tyre, të atyre me “zemër të
thyer” (Luk. 4:18), duke zbuluar
në mënyrë të qënësishme njeri-
dashjen e Perëndisë, e cila shfa-
qet në Kishë.
b) Jetuan me syçeltësi aske-
tike, dnke kapërcyer humnerën
e errët të “egos” njerëzore. Shndë-
rruan në vend asketizmi qytetin,
realitetin e përditshëm, stërmu-
ndimin, martirizimin e tyre të
heshtur. Nga kjo luftë e pamëshi-
rshme personale dëlirësi e
dërrmimi shpirtëror dhe përul-
ësie buroi edhe rrezatimi i tyre i
mahnitshëm.
c) Jetuan me ndjenjë të the-
llë përgjegjësie të përgjithshme
dhe ndërgjegjeje apostolike, me
Mitropoliti i ri shpërndan naforën dhe pret urimet e besimtarëve
në fund të Liturgjisë hyjnore
sigurinë, se si “shembëllesa të
Krishtit”, duhet të jetojnë si “ nje-
rëz mbarëbotërorë”; me bindjen
se besnikëria në traditën aposto
like do të thotë besnikëri në dety-
rën apostolike, se vendosja e du-
arve të episkopëve gjatë hiro-
tonisë, nuk përbën vetëm garanci
trashëgimie apostolike, por edhe
detyrim për të pasur pjesëma-
rrje aktive në udhën e Një Kishe,
të Shenjtë, të Përgjithshme dhe
Apostolike “gjer në fund të
dheut” (Vep. 1:8).
d) Të gjithë ata drejtuan dhe
ngushëlluan popullin e Perë-
ndisë,’ me largpamësi dhe guxim
profetik, si Profiti Ilia, që kre-
mtojmë sot. Shumë prej tyre
folën për Perëndinë me mpre-
htësi ffyme dhe dinamizëm, du
ke zbuluar pa ndërprerë aspekte
të reja, aktuale për epokat e tyre,
të “misterit të besimit” (1 Tim.
3:9). Dhanë dëshmi të shëndoshë
për të Vërtetën, në çaste kritike
për Kishën dhe me fuqi profetike
rrëzuan, “çdo lartësi që ngrihet
lart kundër të njohurit të Perë-
ndisë “ (2 Kor. 10:5); çdo lloj idhulli
personal – komoditet, pushtet, la-
vdi, konvencionalitete mondane,
të cilat nuk pushuan së mëkëm-
buri në të gjitha epokat edhe bre-
nda kuadrit të hapësirës kishta-
re. Jetuan me ndjenjën, se ajo
çka ishin dhe ajo çka bënin ishin
rezultat i Hirit të Perëndisë.
Ndjenë përvojën e Apostull Pa
vlit: “Me Hirin e Perëndisë jam
ç’jam; edhe hiri iAtij që m’u dha
nuk u bë i kotë (1 Kor. 15:10).
Prandaj, në jetën dhe veprën e
tyre lëvizën me përulësi e mirë-
njohje të sinqertë, si ndaj Perën-
disë, ashtu edhe ndaj të gjithë nje-
rëzve, që Ai përdori për të shpre-
hur vullnetin e dashurinë e Tij.
e) Së fundi, gjithë shërbesa e
tyre episkopale qe një dëshmi
kryqëzuese Ngjalljeje. Nga Eu-
karistia Hyjnore e komunitetit
adhurues, të cilën drejtonin, atë
që aktivizon ngjarjen e Kryqëzi-
mit dhe të Ngjalljes, merrnin fuqi
dhe ffymëzim për të ndihmuar
popullin e Perëndisë, të jetojë
“Pashkën e Zotit”, domethënë të
realizojë një “eksod” të vazhdue-
shëm nga zona e dekurajimit në
vendin e shpresës, ngaciladoro-
bëri “në lirinë e lavdisë të bijve
të Perëndisë” (Rom. 8:21), një Pa-
shkë, një “Kalim” nga hapësira
e hipokrizisë në të vërtetën, nga
izolimi i ihdividualizmit, në
shoqërinë më Krishtin.
Përpiqu, i dashur Joan, në
këtë mënyrë të jetosh thirrjen
dhe misionin tënd episkopal, du
ke i shërbyer Kishës, të cilën Zoti
“e fitoi me gjakun e.tij” (Vepr. 20:
28). Me përkushtim total tek Ki
sha, me përulësi të sinqertë, me
predispozicion të gatshëm ba-
shkëpunimi, “me shumë durim,
me dëlirësi, me urtësi, me zemër-
gjerësi, me mirësi, me Shpirt të
Shenjtë, me dashuri të pashti-
rur, me §alë të së vërtetës, me
fuqinë e Perëndisë” (II Kor. 6:4 –
7). Kisha jonë në udhën e saj apo
stolike përballoi, por edhe ka mu-
ndësi të përballojë përsëri, spro-
va dhe probleme të papritura.
Le të përpiqemi të jetojmë,
sa na është e mundur, përvojën
e Apostull Pavlit: “Cili do të na
ndajë nga dashuria e Krishtit?
Shtrëngim, a ngushtim, a vdekje,
a zi, a të zhveshur, a thikë? Siku-
ndër është shkruar: “se për Ty
vritemi gjithë ditën; u numë-
ruam po si dhen për t’u therur.”
Po, megjithëkëto, ne dalim më
tepër se fitimtarë, me anë të Atij
që na deshi” (Rom. 8:35-39).
Idetë, bindjet, kjo siguri, ja-
në gjëra tronditëse. Por, Perën-
dia na fali të drejtën e mundësinë
që t’i vështrojmë ato. Le të na bë-
jë të denjë Perëndia, sikurse jeta
jonë do të shkojë drejt fundit të
saj, të mundemi të belbëzojmë
edhe ne përulësisht: “më është
mbushur mendja se as vdekje, as
jetë… as lartësirë, as thellësirë,
as ndonjë tjetër krijesë nuk do të
mund të na ndajë nga dashuria e
Perëndisë, që është me lisu Kri
shtin, Zotin tonë” (Rom. 8:35-39).
Eja i dashur Joan, hyr tani në
gëzimin e Zotit tënd. Që me fiiqinë
e Shpirtit të Tërëshënjtë, me ura-
tat dhe urimet të Tërëshenjtërisë
së Tij, të Hirshme Patrikut Eku-
menik, z. Vartholomeu I, të vëlle-
zërve tanë të zgjedhur e të shtre-
njtë, Hirësisë së Tij Mitropolitit të
Pergjit, z.Evangjellos dhe Hirë-
sisë së Tij Mitropolitit të Filade-
Ifias, z.Meliton, të cilët gjithëkëtë
periudhë qëndruan pranë nesh me
afeksion, urtësi dhe dashuri; eja
me lutjet e priftërinjve dhe popullit
të zgjedhur të Shqipërisë brenda
në Hieroren e Shenjtë, për të ma-
rrëHirine Shpirtit të Tërëshenjtë
për rrugën tënde të re, e cila nuk
është prehje në ndonjë iron, por
është pranim me gjithë shpirt i
Kryqit, rrugë sipas vullnetit të
Perëndisë, “deri në fund”.
I Fjalë dhe përshëndetje për
Imzot Kozmain dhe Imzot
Joanin do të lexoni në
numrin e ardhshëm