EmailFacebookKontakt

Fjala e Fortlumturisë së Tij Anastasit në Liturgjinë e Hyjnore të përbashkët me Tërëshenjtërinë e Tij Vartholomeun I

Fjala e Fortlumturisë së Tij Anastasit në Liturgjinë e Hyjnore
të përbashkët me Tërëshenjtërinë e Tij Vartholomeun I
5KWS»WJS»<»^W5ewWKeWWi»We5S»S8«i«tt>WW5KW«55S^^
(Vijon nga faqja 6)
fetare, të cilën Kushtetuta e
fundit e vendit ua garanton
qytetarëvë të saj, do të sta-
bilizojë dhe do të forcojë pra-
ninë e frytshme e rrezatuese
të Kishës sonë të shenjtë.
Por, njëkohësisht, Litur-
gjia e Perëndishme na e
shtrin horizontin në hapësi-
rën e mbarë rruzullit tokësor,
për të përjetuar ngazëllimin
dhe aspiratat – “nga njëri
skaj tek tjetri” i botës – të “një
Kishe të Shenjtë, të Përgjith-
shme dhe Apostolike”. Ky di­
mension ekumenik i Kishës
sonë u ndje, veçanërisht gjatë
bashkëmeshimit të sotëm, të
cilin e drejtoi Patriku Ekume­
nik i Tërëshenjtë, i Pari midis
Primatëve të Kishave të
Shenjta Orthodhokse, koordi-
nuesi në kërkimet, por edhe
në veprimet e tyre gjatë ko-
munikimit të përgjegjshëm
me grupet e ndryshme të kri-
shtera dhe me besime të ndry­
shme fetare.
Çdo Kishë lokale Ortho­
dhokse Autoqefale ndodhetnë
lidhje reciproke me Kishat e
tjera lokale. Nuk mund të rro-
jë e izoluar në rrethin e saj të
ngushtë apo të gjerë, e ku-
fizuar në varfërinë ose pasu-
rinë e saj. Ajo merr pjesë
organikisht, si gjymtyrë e një
trupi të gjallë, e Trupit të
Krishtit, “që është Kisha”. Or-
thodhoksia nuk është konfe-

deratë kishash, por shfaqja e
jetës së Trupit unik të Krishtit
në secilin vend. E bashkuar
në një besim, traditë, adhurim
dhe jetë të mistershme, të ci-
lat përmblidhen në Eukaristi-
në e Perëndishme, ajo zbulon
jetën dhe transmeton hirin
mirëbërës dhe shpëtues në se-
cilin vend ku ajo zhvillohet.
Duke kryer Eukarestinë e
Perëndishme, bashkohemi me
Krishtin, Shpëtimtarin e bo-
tës,jo për të rrëshqitur në një
cep të një besimi individual,
por për t’u gjendur në epiqen-
drën e historisë, në bërthamën
e ngjarjeve thelbësore, që ka-
në të bëjnë me mbarë rruzu-
llin tokësor. Kështu, të liruar
nga çdo formë robërie në gua-
ckën tonë egoiste, të vogël apo
të madhe, nga padukshmëria
ose lavdia jonë, lutemi e lufto-
jmë në favor të pajtimit dhe

të paqes, afër dhe larg, në fa­
vor të paqes në mbarë botën.
Me lutjen, mesazhin, inte-
resimin, veprimtarinë e saj të
shumëllojshme, Kisha Ortho­
dhokse mbulon dhimbjet e

mbarë njerëzimit: dhimbjen e
shfrytëzimit të individeve apo
grupeve, nga shtypja e shum-
anshme e fëmijve dhe e grave,
nga sprovat e luftrave lokale,
nga trazira ekonomike botëro-
re, nga padrejtësia e shumëfy-
tyrshme e atyre që admini-
strojnë pushtet, të madh apo
të vogël, nga kërcënimet eko-
logjike në rritje.
Tërëshenjtëri, e dimë se
gjatë tetë viteve Tuaja si Pa-
trik keni theksuar pandërpre-
rje këtë sintezë dinamike dhe
harmoninë e jetës orthodho­
kse: i shpirtërores dhe shoqë-
rores, i besnikërisë ndaj tra-
ditës dhe i ndjeshmërisë ndaj
situatës moderne, mirëkup-
tim e dhembshuri për çdo gjë
lokale dhe ndjekje e vazhdue-
shme e rrjedhës dhe e dinami-
kës së bashkësisë mbarëbotë-
rore.
Për këtë, prania Juaj në
gjirin e Kishës së Shqipërisë
përbën një bekim të jashtë-
zakonshëm dhe mbështetje
për të gjithë ne dhe gjithashtu,
një tjetër manifestim të uni­
tetit të të gjithë orthodhok-
sëve, me pararojë dhe koordi-
nuese Kishën e Madhe të Kri­
shtit, Patrikanën Ekumenike.
Kisha e Shqipërisë, duke
pasur përvojën e martirizimit
dhe poshtërimit të skajshëm,
por dhe duke ecur sot nën
dritën e Ngjalljes dhe të tra-
ditës apostolike, është plo-
tësisht e koordinuar drejt
Kishës Mëmë, si bijë e saj e
përkushtuar dhe, në mënyrë
spontane dhe me ndërgjegje,
merr pjesë në iniciativat e fry-
mëzuara të Qendrës së nde-
ruar, që kanë të bëjnë me afri-
min e të krishterëve, bashk-
ekzistencën paqësore midis
komuniteteve të ndryshme
fetare, pajtimin e popujve me
respektimin e sinqertë të çdo
personi dhe çdo minoriteti, në
të gjitha vendet.
Të gjithë ne, kleri shpre-
sëtar dhe populli besimtar i
Kishës së Shqipërisë, urojmë
nga thellësia e shpirtit, që
Shpirti i Tërëshenjtë të ndri-
çojë zemrën, të shenjtërojë
jetën e Tërëshenjtërisë Suaj të
shtrenjtë, të udhëheqë vendi-
met dhe të bekojë iniciativat
e frymëzuara dhe veprimet
Tuaja, për vazhdimin e prani-
së shpëtuese të Kishës Ortho­
dhokse në shekullin e ri e
kritik që do të lindë pas pak.
“I bekuar qoftë Zoti, se e bëri
të mrekLtllu,eshëm përdë-
llimin e Tij në qytet dhe në
rajonin (tonë)” (Psal. 20,
5;6).