EmailFacebookKontakt

Fitimtari i përjetshëm

Jetojmë në një kohë kur fuqitë e së ligës ziejnë dhe përpiqen ngaherë të mbysin të Vërtetën. Antikrishtë që synojnë të shkatërrojnë Kishën e Tij, mbijnë herëpasherë. Një ndeshje zhvillohet vazhdimisht midis dritës dhe errësirës – herë në heshtje, herë hapur. Por, në këtë luftë fitues është gjithmonë Zoti i kryqëzuar.

U jepet mundësia që të ziejnë fuqitë e errësirës dhe të tërbohen, u jepet mundësia që të bërtasin nëpërmjet mjeteve të masmedias njerëzit e djallit dhe të godasin pa mëshirë njerëzit e Krishtit; gjejnë mundësinë që ta zgjasin trupin e tyre prej xhuxhi ata që jetojnë larg Perëndisë dhe të kërcëllojnë dhembët e tyre kundër Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, po më në fund ata do të munden. Krishti nuk mundet. Eshtë krejt i pamposhtur dhe Zot i gjithësisë.

Shkrimet e Shenjta thonë: “Doli fitimtar dhe ngaherë fiton”. Ky është fitimtari i përjetshëm. Ky dërrmon ngaherë antikrishtët e çdo epoke. Këtë e dinë dhe ata që krijuan ngatërresën në Komunitetin Orthodhoks të Elbasanit. Fjalët e Shkrimit të Shenjtë gjithnjë plotësohen. Po, “mjerë ai që bëhet shkak skandali”, thotë Krishti.

Dh. B.