Thanas Floqi lindi në Korçë më 14 janar 1884. Pasi përfundoi gjimnazin në Misolongji të Greqisë, vazhdoi studimet për drejtësi në Universitetin e Athinës, por kthehet në atdhe pa mundur t’i përfundojë. Më pas migron në SHBA ku merret me veprimtari atdhetare, në shoqëritë “Malli i Mëmëdheut” dhe “Vatra”. Më 1908 kthehet dhe vendoset në Vlorë, ku kontribuon në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe merret gjithashtu edhe me veprimtari në fushat e artit dhe muzikës. Hap shkollën e parë shqipe të Fierit në Cakran. Në Vlorë përgatit së bashku me Marigo Pozion dhe Petro Fotografin bocën e flamurit të pavarësisë. Firmëtar i Aktit të Pavarësisë në Vlorë, 1912.
Pas shpalljes së pavarësisë, vazhdon të merret me aktivitete në shër- bim të çështjes shqiptare, si jurist për administratën, si përkthyes për Ko- misionin Ndërkombëtar të Kontrollit dhe si kryesekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Më 1913 vendoset në Elbasan ku bashkëpunon me Aqif Pashë Elbasanin dhe jep mësim në Normalen e këtij qyteti.