Pandeli Cale (1879 – 1923) lindi në Korçë. Kreu Liceun Klasik Francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 -1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si vetëda- shës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 Nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos Manifestin e Pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emë- rohet Ministër i Bujqësisë, lindustrisë dhe Tregtisë.