Kristo Meksi (1849 -1931) Ishte ndër themeluesit e shoqërisë shqiptare të Bukureshtit. Më 28 nëntor 1906, në shtëpinë e tij zhvilloi punimet mbledhja e bashkimit të shoqërive “Dituria”, “Dibra” dhe “Shpresa”.
Në krijimin e shoqërisë “Bashkimi”, 11 dhjetor 1906, u zgjodh njëri ndër drejtuesit e saj. Në letrën që K. Meksi e R. Anastasi i shkruajnë gazetës “Shpnesa e Shqypënisë” në Raguzë në shkurt 1907, mësojmë se shoqëria “Bashkimi” kishte për qëllim “të shtypnjë libra shqip, të ndihë e të hap shkolla kombiare ndë Shqipëri…”
Më 5 maj 1907 ai nënshkroi deklaratën e themelimit të Komitetit “Për Lirinë e Shqipërisë” në Bukuresht me Pandeli Evangjelin, Bajo Topullin, Vasil Zografin dhe Veli bej Këlcyrën. Në vitin 1910 ai i dhuroi gazetës “Korça” shkronjat e shtypshkronjës.
Në nëntor të vitit 1912 ishte ndër organizatorët e mbledhjes së Buku- reshtit, ku morën pjesë I. Qemali, L. Gurakuqi e atdhetarë të tjerë. Sipas Asdrenit në kujtimet e tij, K. Meksi në këtë mbledhje tha: “Kemi besim e shpresë të plotë në veprimin e kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail beu…” Së bashku me delegatët e Bukureshtit udhëtoi drejt Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, ku u zgjodh në Pleqësinë e Kuvendit.