EmailFacebookKontakt

Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë – Dhimitër Berati

Dhimitër Berati lindi më 15 tetor të vitit 1888 në Korçë, ishte atdhetar, politikan e publicist.

Përfundoi në Rumani Fakultetin e Shkencave Politike dhe atë Juridik. Pas vitit 1905 kthehet në Korçë, ku punon si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Anëtar i klubit patriotik “Dituria”

të Korçës që në themelimin e tij më 1908. Më 1908 merr pjesë në Kon- gresin e Elbasanit, kurse më 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit. Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental” në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar që udhëton në Londër, Paris, Romë, etj. Më 1913 administrator i spitaleve të vendit.