EmailFacebookKontakt

Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë – Aristidh Ruci

Aristidh Ruci (1875-1950) lindi në Sheper të Zagorisë, 9 vjet më vonë se Andon Zako Çajupi në të njëjtin fshat. Vijoi mësimet në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Gjatë fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX (vijon në faqen 4)

(vijon nga faqja 3) gjendet në Janinë. Pas veprimtarisë aty, vendoset në Vlorë, ku në vitin 1908 angazhohet në themelimin e klubit patriotik “Labëria”. Po atë vit fillon përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe te të vegjlit. Me armë në dorë merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Si delegat i Vlorës merr pjesë në kuvendin që shpalli pavarësinë dhe firmoi aktin me siglën “A. Ruci”. Mori pjesë në Luftën e Vlorës në vitin 1920.