Filluan kampet verore të Kishës Orthodhokse
Shpërndarës të Dritës që morën gjatë kampit
R
reth 120 fëmijë të moshave 11-15 vjeç, të ardhur nga rre- the të ndryshme të vendit, u mblo- dhën së bashku për të pushuar në kampin “Rilindja”, të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai u mbajt në ishullin e bukur të Zvërnecit nga 21 qershori – 1 korrik. Kjo ishte periudha e parë e kampit, që përmblidhte fëmijë të shkollave nëntëvjeçare. Këto kampe organi- zohen me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe fondet e siguruara nga ai dhe ndiqen e organizohen nga
Përveç larmisë dhe aktiviteteve të shumta që ofronte kampi, dy do të ishin ngjarjet më kryesore të kë- tyre dhjetë ditëve: së pari, pagëzi- mi mbas katekizimit të 21 fëmijë- ve, nga prifti i Manastirit, atë Jani Tereziu. Ata u bënë anëtarët më të rinj të Kishës sonë Orthodhokse dhe ndoshta në të ardhmen, disa prej tyre do jenë edhe kuadro të zgjedhur dhe bashkëpunëtorë në vreshtin e Krishtit.
Një çast i paharruar do të ishte
ardhja e Mitropolitit të Beratit, Hirësisë së Tij Ignatit, i cili gjithmo- në e gjen mundësinë, brenda pro- gramit të tij të ngarkuar, që t’i vizito- jë të rinjtë, duke u kthyer kështu në një mik të vërtetë të kampeve. Mitro- polit Ignati u foli fëmijëve mbi Apo- stujt e Shenjtë dhe sidomos mbi dy Protokorifenjtë, Petron dhe Pavlin, duke aktualizuar kështu në fjalën e tij kujtimin e tyre nga Kisha më 29 qershor. Hirësia e Tij i ftoi fëmi- jët që të ndiqnin shembullin e Apo- stujve, duke shpërndarë dritën e
Krishtit që morën gjatë kampit edhe me shokët e tyre kur të ktheheshin në shtëpi.
Në ishullin e Zvërnecit do të organizohen edhe dy kampe të tjera, përkatësisht periudha e dytë në datat 9-19 korrik, që mbledh djemtë e moshave 15-18 vjeç dhe periudha e tretë, nga datat 26 korrik – 4 gusht, që do të ftojë studentët dhe të rinjtë e moshave 19-30 vjeç.
Aleks Çuri
Zyra e Katekizmit e Kishës. Madje,
shumica e fëmijëve ishin anëtarë të
grupeve të katekizmit që Kisha
jonë ka ngritur në mjaft qyteteve e
fshatra.
Programi i kampit ishte i larmi-
shëm. Në të ndërthureshin së bash-
ku lutjet, bisedat shpirtërore, mediti-
mi, plazhi, lojërat sportive dhe në
përgjithësi e gjithë jeta në komunitet
ndihmonte fëmijët që të ndiheshin
më pranë Zotit, kujdesit të së Tërë-
shenjtës që është edhe mbrojtësja
e ishullit të Zvërnecit dhe forcimit
të lidhjeve të miqësisë me njëri – tje-
trin.
Nën kujdesin e katekistëve,
fëmijët mësuan të merrnin pjesë
aktive në shërbesat e Kishës, duke
psalur të gjithë së bashku himnet e
bukura kishtare, por ata morën edhe
mësime shpirtërore mbi tematika të
ndryshme, që përbëjnë edhe të vër-
tetën Orthodhokse të zbuluar nga
Perëndia.