Filloi Viti i Ri Shkollor në shkollat e Kishës sonë
TIRANË – Në shkollën
“Protagonistët” hapet viti i parë
i shkollës së mesme
Në vitin e tetë të funksionimit, shkolla 9 vjeçare shqiptaro-greke “Fry- më Dashurie”, pranë kishës së Shën Gjergjit, Durrës, sivjet ka risi laboratorin e fizikës dhe kimisë, që çelen për herë të parë në funksionim të mësimdhënies.
Shkolla e mesme kishtare “Kryqi i Nderuar” në Sukth të Durrësit, ka shtuar numrin e kompjuterave në laboratorin e informatikës, ndërkohë që për lëndën e kimisë është marrë bazë e veçantë materiale.
Shkolla e mesme profesionale “Apostull Pavli”, në fshatin Mesopotam të Delvinës, sivjet pati prurje të shumta nga emigracioni, ku të rinj të kthyer në Shqipëri si rezultat i krizës ekonomike në Greqi, kanë nisur studimet në këtë institucion edukues të Kishës sonë.
Lajmi më i veçantë vjen nga shkolla shqiptaro-amerikane “Prota- gonistët” në Tiranë, e cila për herë të parë çeli gjimnazin, në vazhdimësi të përvojës zinxhir dhe disavjeçare të shkollës 9-vjeçare. Deri tani ka interes të lartë të nxënësve për të frekuentuar vitin e parë. Edhe shkollat e tjera të themeluara nën përkujdesjen dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryepiskopit Anastas i hapën dyert për nxënësit me të gjitha pajisjet didaktike dhe stafin profesional.