EmailFacebookKontakt

Filloi viti i ri akademik në Universitetin “LOGOS”

Në datën 17 tetor Universiteti “Logos” nisi vitin e ri akademik, duke hapur dyert edhe për shumë studentë të rinj, të cilët do vazhdojnë rrugën e dijes

I hapur në vitin 2010, ky universitet është një dhuratë e Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, studiues i shquar dhe i njohur në tërë botën, jo vetëm për komunitetin Orthodhoks, por për gjithë vendin.

Ai ka një staf akademik me nivel mjaft të lartë dhe të kompletuar për të gjitha lëndët, ku ka profesorë e doktorë shkencash dhe lektorë me tituj të fituar brenda dhe jashtë vendit, që do përgatisë studentë të aftë e profesionistë të mirë në tregun e punës jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Komunitetit Evropian.

Ai nuk është një universitet i ri. Rrugën e ka hapur Instituti 2-vjeçar Profesional “Frymë Dashurie”, cili është themeluar që në vitin 2000. Universiteti “Logos” është pasues i një përvoje 10-vjeçare dhe ka një ndërtesë të bukur funk-

sionale, laboratorë modernë, bibliotekë me lite- raturën më bashkëkohore etj.

Universiteti Logos është një universitet nonprofit dhe pagesat për të hyrë në këtë universitet janë nga më të ulëtat pra, dhe më konkurrueset. Këtë fakt e vërteton dhe pjesëmarrja e shumtë e studentëve të rinj që e kanë preferuar atë.

Universiteti “Logos” ka dy fakultete: i Shken- cave të Aplikuara dhe i Ekonomisë, me pro- grame tërësisht në përputhje me procesin e Bo- lonjës si: programet Financë Kontabilitet, Me- naxhim Biznes, Menaxhim Turizëm, Informa- tikë e Zbatuar, Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë.