Shumica e studentëve që kanë mbaruar janë punësuar.
Para 12 vjetësh me iniciativën dhe kuj- desin e Kryepiskopit Anastas u krijua Insti- tuti i Formimit Profesional “Frymë Dashu- rie” (në Tiranë, si dhe Gjirokastër), ku janë përgatitur mbi 1 mijë studentë. Para dy vje- tësh po me nismën dhe kujdesin e Prof. Dr. Anastasit filloi funksionimi i shkollës së lartë me emrin “LOGOS”.
Në datën 15 tetor, në sallën e “Logos”, u bë çelja e vitit të ri shkollor me nxënësit e vitit të parë. Regjistrimet kanë shkuar mbarë, dhe vëtm në vitin e parë janë regjistruar deri tani rreth 100 studentë të rinj dhe çdo ditë ka kërkesa të reja. Në ceremoninë e rastit atyre u foli rektori, prof. dr. Ilia Telo, i cili i falënderoi që kishin zgjedhur këtë shkollë. Ndër të tjera ai tha:
bibliotekë me literaturë në gjuhë shqipe dhe në gjuhë të huaja etj.
Ajo ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi si me universitete brenda vendit, po ashtu dhe jashtë. Vlen të përmendet marrëveshja me Universitetin e Pireut dhe të Selanikut, ku përveç të tjerave parashikohet që masteri për studentët tanë të organizohet bashkërisht me këto universitete
Shkolla jonë i përgatit studentet jo vetëm teorikisht, por dhe praktikisht. Studentët e La- boratorit mjekësor i kryejnë praktikat në labo- ratorë të specializuar, ndërsa ata të ekonomikut në një kompani serioze etj
Shkolla jonë ka tarifa shkollimi të arsye- shme dhe më të ulëta.
Fjala “logos” rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe ka kuptim studim, analizë, kërkim: ndaj ne
duam të përgatisim specialistë, studiues, analistë dhe jo vetëm teknokratë të thjeshtë.
Ju duhet të studioni sistematikisht. Nga për- voja ime shumëvjeçare në pedagogji ju këshi- lloj që gjërat që mësohen shpejt e shpejt harro- hen shpejt, ndërsa ato që studiohen sistemati- kisht janë pronë e përhershme e njeriut.
Në përfundim dua të theksoj se ne marrim përsipër t’ju përgatisim për jetën. Gjithashtu ju të mësoni mirë anglishten, se masteri në bashkëpunim me universitet e tjera do jetë në këtë gjuhë…
Më pas e mori fjalën zv. rektorja dhe dekanja e fakultetit Ekonomik, prof. Beatriçe Pollo, e cila i uroi, por edhe vuri në dukjen se “Logos” është një shkollë me kërkesa dhe disiplinë të fortë.
“Kjo është një përzgjedhje shumë e mirë për këto arsye:
Ne kemi një staf akademik të kualifikuar dhe të përkushtuar: Këtë vlerësim e bëri dhe ekspertja gjermane, kur u akreditua shkolla jonë.
Shkolla jonë është e licencuar dhe akre- dituar nga organet përkatëse. Në korrik të këtij viti janë diplomuar rreth 150 studentë të parë dhe pjesa më e madhe janë punësuar sipas kërke- save të tregut të punës
Shkolla jonë ka ambiente shumë të mira, si auditorë, laboratorë, pajisje informatike, një