EmailFacebookKontakt

Filloi viti i dytë mësimor në Shkollën e Muzikës Bizantine

Tiranë
Filloi viti i dytë mësimor në Shkollën e Muzikës Bizantine
Për të dytin vit, më 1 tetor 2013,
kur Kisha kremton tre shenjtorët e
Artit Psaltik, shën Joan Kukuzelin
nga Durrësi, shën Roman Melodin
dhe shën Grigor Domestikun, Shko-
lla e Muzikës Bizantine hapi dyert
me studentë të rinj.
Fillimi i vitit mësimor nisi me
praninë e të gjithë mësuesve dhe
studentëve të shkollës, me celebri-
min e Shërbesës së Bekimit të Ujit
që u krye nga Episkopi i Amantias,
Nathanaili dhe me praninë e kleri-
këve të tjerë. Pas përfundimit të shër-
besës, Episkopi uroi të gjithë pjesë-
marrësit në emër të Kryepiskopit
Anastas, për “suksese dhe një vit
të mbarë akademik”.
Ndërsa drejtuesi i shkollës, Theo-
dhor Peci, në emër të stafit pedago-
gjik dhe studentëve falënderoi Hirë-
sinë për praninë dhe përcjelljen e
bekimeve, si dhe uroi studentët që
ky vit i ri të jetë krijues dhe frytdhë-
nës. Gjithashtu, bëri të ditur se sivjet
kualifikim me nivel sa më të lartë.
Shkolla do të jetë e pranishme me
korin e saj gjatë shërbesave të adhu-
rimit hyjnor në katedralen “Ngjallja
e Krishtit” në Tiranë, duke theksu-
ar rolin e psaltit në adhurimin hyjnor,
që është thelbësor dhe kërkon pro-
fesionalizëm.
Shkolla e Muzikës Bizantine do të
funksionojë pasdite, me dy auditorë
dhe me një program mësimor të
kompletuar, për të mundësuar një