EmailFacebookKontakt

Filloi ndërtimi i kishës në Këlcyrë

Filloi këto ditë me ritme të shpejta për ndërtimin e kishës së shenjtë në qytezën e Këlcyrës të rrethit të Përmetit. Bekimi i themeleve të kësaj kishe, që do të mbajë emrin e “Ngjalljes së Krishtit”, ishte bërë para më shumë se një viti e gjysmë nga Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, me mbështetjen materiale të të Cilit do të ndërtohet. Ndofta koha që u desh për kapërcimin e pengesave të ndryshme artificiale, që paraqisnin organet kompetente për dhënin e sheshit dhe të lejes së ndërtimit është pak e gjatë, por sidoqoftë besimtarët orthodhoksë të Këlcyrës i falen Perëndisë, që më së fundi erdhi dita e bekuar që edhe ata të kenë Kishën e shenjtë, ku të lëvdojnë emrin e ndritur të Perëndisë. Janë me dhjetëra besimtarë të rritur dhe fëmijët, që përditë ndjekin kurreshtarë punimet që kryhen, duke ngelur gjithnjë të ngutur për ditën e përfundimit të ndërtimeve.

Ndërtimi i Kishës i është ngarkuar një firme ndërtuese vendase dhe përgjegjësi i saj është optimist se do të jenë korrekt me afatet, por edhe për cilësinë e zbatimit të projektit, i cili nuk është aspak i thjeshtë.