EmailFacebookKontakt

Filloi cikli i ligjeratave per intelektualet

Te merkuren, me 2 nentor, ne Kishen Katedrale te Ungjillezimit filloi nje nisme e re, mjaft e suksesshme: Cikli i ligjeratave me intelektuale, prej Fortlumturise se Tij, Kryepiskopit Anastas.

Pas celjes emocionuese, me hymne fetare orthodhokse, te kenduara nga kori i Katedrales, Kryepiskopi mbajti ligjeraten e pare, “Kuadri juridiko-kanonik i Kishes sone”, e cila u ndoq me shume interes nga mbi 300 intelektualet e pranishem; te kryeqytetit, por edhe orthodhokse te ardhur nga Korca, Berati, Durresi, Shkodra etj. (Kjo ligjerate eshte botuar e plote ne kete numer gazete).

Te gjithe te pranishmit e miratuan me entuziazem ligjeraten dhe shprehen gezimin e tyre per kete nisme te mbare, mbeshtetje qe u duk e dhe ne folesit e shumte qe kerkuan te marrin fjalen dhe qe me diskutimet e tyre shprehen mbeshtetjen per Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, Kryepiskopin Anastas dhe gatishmerine per te kontribuar ne vepren e shenjte te ringjitjes nga themelet te Kishes sone.

Ligjerata te tilla do te kete ne vazhdimesi, te merkuren e pare te cdo muaji.

Korresp. i “Ngjalljes”