Me ftesë të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit, nga 14-22 korrik, po mbahet në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit e të Akademisë Teologjike, Asambleja e XVII e Përgjithshme e Syndesmos, Organizatës Botërore të Rinisë Orthodhokse.
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë i Syndesmos dhe do të përfshihen delegatë nga 125 organizata anëtare, shkolla teologjike, teologë të njohur, të ftuar, observatorë dhe ndihmës vullnetarë. Gjithashtu, në të do të jenë të pranishëm dhe do të flasin, përveç Kryepiskopit Anastas, edhe personalitete të tjera të spikatura të kishave Orthodhokse.
Me veprimtaritë e Asamblesë do t’iu njohim në numrin e ardhshëm të gazetës.