EmailFacebookKontakt

Fillimi i Vitit të Ri Kishtar, INDIKTI (1 Shtator)

Fillimi i Vitit të Ri
Kishtar, INDIKTI
(1 Shtator)

Kisha jonë e Shenjtë Orthodhokse kremton më 1 Shtator fillimin e Indiktit, Vitit Kishtar (që ishte Viti i Ri sipas traditës së lashtë romake). Kisha Orthodhokse ka kalendarin e saj dhe me- todën e saj për llogaritjen e kohës. Përmes këtij kalendari Kisha drejton njerëzit, besimtarët, në ciklin e lutjeve dhe të përkujtimit që cakton viti liturgjik kishtar.

Vitin kishtar mund ta mendojmë si një pano- ramë të shërbesave dhe të të kremteve gjatë një cikli prej 365 ditësh, nga 1 shtatori deri në fund të gushtit. Qëllimi i tij është t’u kujtojë besim- tarëve mësimin e Ungjillit dhe ngjarjet kryesore të historisë së krishterë në rrjedhën e përcak- tuar. Gjithashtu viti liturgjik kishtar ka për qëllim të orientojë lutjen dhe të ndikojë në jetën tonë.

Është thënë që viti liturgjik i Kishës Ortho- dhokse është një predikim mbi misterin e dashu- risë hyjnore. Në vitin liturgjik kishtar jemi të thirrur të kujtojmë tërë jetën e Krishtit nga Un- gjillëzimi e Krishtlindja, nga Uji i Bekuar e deri në Pashkë dhe nga Pashka në Pentikosti. Për- mes këtyre të kremteve ne nxitemi të bashkojmë veten tonë me Krishtin në lindjen e Tij, vuajtjen dhe triumfin e Tij. Kështu viti liturgjik kishtar sjell Krishtin te ne nga lindja e Tij deri në shtatin e plotë të njeriut të përkryer. Nuk është vetëm përkujtimi i ngjarjeve në jetën e Zotit tonë Jisu Krisht që e sjell Atë te ne, por në ciklin e të kremteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Zotin tonë.

Viti liturgjik përfshin ciklin e të kremteve të shenjtorëve. Të përjetosh të kremten e një shenj- tori është të jetosh një hir të veçantë që derdhet nga Perëndia tek ai shenjtor dhe vazhdon te ne. Në të njëjtën mënyrë si të kremtet e Zotit tonë, që në një mënyrë të mistershme përsërisin ngjarjet e jetës së Tij, po kështu të kremtet e shenjtorëve, e bëjnë aktuale jetën, meritat dhe vdekjen e tyre në një mënyrë të mistershme aq sa ata marrin pjesë në jetën, meritat dhe vdekjen e Zoti Jisu Krisht.