FIGURA E SHEN MARISE NE FOLKLORIN E SHQIPERISE SE JUGUT
– Një shembull i dimensionit human të artit dhe kulturës Orthodhokse –
Prof. Dr. Jorgo Panajoti
(Vijon nga numri i kaluar)
Në të njëjtën kohë, është
krejt i dukshëm edhe aspekti
komunikativ i aktiviteteve të
sipërpërmendura. Le të kuj-
tojmë, p. sh., se ato janë konce-
ptuar dhe kanë përbërë raste
të mira, ndonjëherë unikale,
dëfrimesh e tavolinash të
përbashkëta, takimesh e bise-
dash miqësore, veprimtarish
dhe marrëveshjesh ekonomike
a familjare (p.sh. njohje të rinjsh,
që kanë përfunduar në marte-
sa), përpjekjesh për rikujtim e
riafirmim të lidhjeve farefis-
nore a për rigrupim të bashkë-
sisë më të ngushtë (familja, fa-
refisi, fshati) a më të gjërë
(p.sh. krahina), gjersa në to ku-
jdesen të marrin pjesë, pë t’iu
falur të afërmve, miqve, madje
edhe shtëpive prindërore,
kishave e të vdekurve të tyre,
edhe ata që, për një arsye a një
tjetër, jetojnë larg bashkësisë^
ose dhe miq mga fshatra të
tjera. Le të kujtojmë se shumi-
ca dërrmuese e krijimeve
artistike popullore që praktiko-
hen në këto aktivitete, kanë
përmbajtje thjesht laike
(hymnizojnë trimërinë, trajtoj-
në probleme shoqërore), kurse
disa prej tyre përbëjnë simbo-
lizime të hierarkisë faktike sho-
qërore (fillimi i këngës nga të
moshuarit, vendosja e kërcim-
tarëve në valle sipas moshës,
vlerës personale shoqërore apo
sipas kodit etik për mikun). Le
të kujtojmë mikpritjen e orga-
nizatorëve të këtyre aktivite
teve apo ndihmën shpirtërore
dhe ekonomike të kishës, pa da-
llime e pa përfillur grupimet sho-
qërore. Le të kemi, gjithashtu,
parasysh edhe anën didaktike
të këtyre aktiviteteve, rolin e
tyre për iniciimin e femijëve e
të rinjve në traditën artistike,
ortodokse dhe etiko-morale
shoqërore.
Funksionin komunikativ të
këtyre aktiviteteve do të mund
ta shikonim edhe në një drejtim
tjetër, në atë që mjaft prej tyre
janë vazhdimësi me rrënjët the-
llë në shekujt. Tavolinat e për-
bashkëta, Qala vjen, na kujtoj-
në dukuritë analoge tek vëlla-
zëritë e hershme të krishtera;
përshpirtjet dhe blatimet na
kujtojnë “nomimat” (ligjërimo-
ret) antike.
Nëse, tani, veç atyre që u
thanë, marrim parasysh edhe
atë që aktivitete si të lartpër-
mendurat zakonisht janë zhvi-
lluar në vende me bukuri na-
tyrore e pranë monumenteve
historike (po shënojmë në pa-
rentezë se është meritë e kul-
turës ortodokse, që ka ditur të
vlerësojë anën komunikative të
këtyre aktiviteteve e të lëvizë
festa të caktuara në ditë vere),
nëse marrim parasysh, pra,
edhe këto, nuk është vështirë
të kuptojmë se veprimtari të
tilla kanë konsistuar edhe tele-
turgji, edhe piknik, edhe dëfrim
me bazë respektin , adhurimin,
madje dhe kultin, jo vetëm të
hyjnores, por edhe të natyrës,
të historisë, të miqësisë e të
njerëzores.
Siç mund të keni vënë re, në
këtë trajtesë ndonjëherë është
përdorur koha e shkuar. Sepse
në të shkuar ka dashur ta kthe-
jë diktatura traditën ortodokse,
pikërisht duke mohuar anën
humane të kësaj tradite. Por
nuk mundi t’i imponohet lo-
gjikës së gjërave. Janë të shu-
mta tregimet prekëse popullore
për besimtarët, që, më 1967,
mundën të ruajnë ikona, kryqe,
relike të shenjta, ose për gra që
mundën të ruajnë ikonën e
Shën Marisë, për ta vendosur
në këndin më të fshehtë të
shtëpisë e për të ndezur aty një
qiri a një kandil. Janë shpre-
hëse përpjekjet e njerëzve, vitet
e fundit, për të rikthyer shkë-
Iqimin e dikurshëm të panai-
reve etj.
Sigurisht, figura e Shën Ma-
risë në folklor është vetëm një
shembull për sa u përmendën.
Sepse këto janë të dukshme
edhe në fusha të tjera, p. sh. në
ikonografi e në arkitekturë. Por
këto janë fusha që i përkasin
më shumë kompetencës së spe-
cialistëve të tjerë. Gjithësesi,
qoftë edhe ky shembull dësh-
mon qartë se dimension! kult i
artit dhe i kulturës ortodokse
është i pashkëputur nga për-
masa e tyre thellësisht human,
njerëzor. Prandaj nuk bën të
mbetet jashtë alargvëmendjes
ky dimension, në qoftë se s’du-
am të biem në trajtime e qën-
drime subjektive e të një-
anshme.