EmailFacebookKontakt

Fier – Kremtime në ditën e Shën Gjergjit

Fier – Kremtime në
ditën e Shën Gjergjit
23 prilli, dita e “Shën
Gjergjit”, është ditë e shënuar
për besimtarët fierakë. Kishat e
“Shën Gjergjit” e qytetit të Fierit
dhe ajo e Libofshës u mbushën
plot e përplot me besimtarët e
ardhur jo vetëm nga qyteti, por
edhe nga fshatrat përreth. Sipas
traditës janë të shumtë besim-
tarët që kalojnë natën aty, plot
shpresë tek Perëndia dhe she-
njtori i madh Shën Gjergji.
Këshilli i kishës, lidhja e
gruas dhe ajo e rinisë së Libo-
fshës i kishin marrë të gjitha ma-
sat organizative, që kjo festë të
dilte sa më bukur. Por, më të bu-
kur e bëri ardhja e Hirësisë së
Tij, Mitropolitit dhe bariut
shpirtëror, Imzot Ignati. Të
gjithë njerëzit kërkonin t’i
puthnin dorën, t’u bekonte fëmi-
jët e vegjël, ta falenderonin.
Kulmi i kësaj feste në kishën
e Libofshës ishte Liturgjia
Hyjnore, që u krye nga Hirësia
e Tij Ignati dhe nga At Rafail
Rredhi, At Ilia Zaka, At Aristir
Ziu, dhe At Arqile Doko.
Pas Liturgjisë Hyjnore, Hir-
ësia e Tij mori pjesë në një takim
të organizuar nga këshilli i
kishës, lidhja e gruas dhe rinisë.
Aty u kënduan këngë dhe u reci-
tuan poezi nga nxënësit e shko-
llave.
Pas kësaj Imzot Ignati bëri një
vizitë në “shtëpinë e katekizmit”,
ku bëjnë mësim fëmijët në dy
grupe, të rinjtë dhe gratë, bëhet
kursi i anglishtes, i kompjuterit etj.
Hirësia e tij bëri vizitë edhe në
Manastirin e “Shën Kozmait” në
Kolkondas.
Rrapi Bardhi