EmailFacebookKontakt

Festojnë gjyshër dhe fëmijë

Festojnë
gjyshër dhe fëmijë

Në datën 2.3.2005 kopshti “Shën Haralla- mbi” në Sarandë bëri një festë jo të zakonshme për traditën e festave tona, zhvilloi festën e gjyshërve. Të gjithë kanë nga një ditë feste, por gjyshërit nuk kujtohen me asnjë festë. Për këtë arsye futëm në traditën e festave tona “festën e gjyshërve”. Të gjithë gjyshërve të fëmijëve tanë u dërguam ftesa: “Ftojmë të gjithë gjyshërit për çaj në kopshtin tonë. Do zhvillojmë një ditë festive kushtuar gjyshërve. Datë 2.3.2005 ora 1000”. Në këtë takim ishin ftuar edhe nga Drejtoria Arsimore e Rrethit të Sarandës, të cilët mbetën shumë të kënaqur dhe e vlerësuan shumë punën që bëhet në kopshtin tonë. Festa u shoqërua me një banket të vogël. Fëmijët, të kënaqur dhe të lumtur nga pjesë- marrja e gjyshërve, kënduan, recituan dhe kër- cyen bashkë me gjyshërit e tyre. Ishte një festë shumë e bukur që la mbresa tek fëmijët, gjy- shërit dhe kolektivi mësimdhënës. Të tilla festa kemi organizuar dhe do organizojmë në të 12 kopshtet tona, që kjo të bëhet një traditë e bukur.

Drejtoresha e Përkujdesjeve Ditore Nafsika Melo