Festojmë Pashkën
dhe përjetojmë me tërë
qenien tonë pësimet,
vuajtjet, vdekjen e Zotit
në kryq si dhe Ngjalljen
e Tij të Lavdishme, tri-
umfin e Jetës mbi vde
kjen. Në këtë periudhë
të shënuar gratë e gru-
pit “Fryma e Dashurisë”
bënë veprimtari të shu-
mta në shërbim të më
nevojtarëve.
Kështu, ato ngjyro-
sën 1500 kokrra vezë
dhe bashkë me to shpër-
ndanë lajmin e mirë të
Ngjalljes së Zotit tek të
burgosurit, të verbrit,
jetimët, të moshuarit e
azileve, të sëmurët e
lypësat e rrugëve. Ato u
bashkuan me urimin
“Krishti u ngjall!” edhe
me gratë besimtare të
qyteteve Kavajë, Cërrik,
Shkodër dhe fshatrave
Fikas e Shën Joan Vla
dimir, ku kryejnë më-
simet e katekizmit.
Të palodhura, gratë
vullnetare shpërndanë
gjatë prillit ndihmën
monetare prej 550 mijë
lekësh, në 550 familje
nevojtare të qytetit të
Tiranës; 30 mijë lekë në
fshatrat përreth, si dhe
100 mijë lekë në pesë
shoqata që kërkuan ndi-
hmë në Kishën tonë, si
shoqata e të verbërve, e
pensionistëve, shoqata e
invalidëve, e fëmijëve
me hantikap në Durrës,
si dhe grupi i grave be
simtare në Kavajë, që i
shërben familjeve të
varfra.
Ndihmën më të ma
dhe monetare në të ar-
dhurat financiare të
grupit e dha Fortlumtu-
ria e Tij, Kryepiskopi
Anastas. Për çdo festim
të Pashkës e Krisht-
lindjeve, si një bari fort
i dhembshur për grigjën
e tij, Ai i dhuron fondit
të grupit të grave ndih-
mën prej 1.2 milion le-
kësh për të varfrit.
Gratë tona bashkë
me shpërndarjen e ndi-
hmës, mbledhin nekta-
rin e ëmbël të qindra dhe
mijëra urimeve të për-
zemërta e mirënjohëse
drejtuar Perëndisë dhe
Kishës sonë.
Rajmonda Shqevi