Berat
Hedhja e kryqit, që simbolizon pagëzimin trupor të Krishtit, fillon me bekimin e ujit në lumë në orën 5 të mëngjesit e më pas vazhdon Liturgjia në kate- dralen e Shën Spiridhonit. Liturgjinë e drejtonte Imzot Ignati, i cili shoqërohej nga atë Petraqi dhe dhjakon Spiridhoni.
Pas mbarimit të Liturgjisë besimtarët drejtohen për në lumin Osum, ku do të hidhet Kryqi i Shenjtë. Lugina është mbushur nga të dyja anët plot e përplot, ndërsa ura shekullore dëshmi e viteve të kremtimit të këtij riti në këtë qytet, kurrë si sot s’ka mbartur kaq shumë këmbësorë.
Besimtarë të shumtë duke kënduar troparin e pagëzimit shoqëronin Imzot Ignatin.
Ora 10, në mes të urës së gurtë Kryebariu që- ndron me kryqin në dorë, ndërsa dhjetëra të rinj
kanë kohë që janë futur në ujë dhe s’duan t’ia dinë për të ftohtët.
Pasi bekon ujin Mitropoliti hedh kryqin. Kryqi u kap nga treshja e lagjes Goricë, që tashmë e kanë bërë stafetë tradite: Eligert Batija, Andi Shtrepi dhe Gentian Soveta.
Të tre djemtë që kapën kryqin bashkë me bekimin marrin dhe dhuratën simbolike nga Imzot Ignati.
Më pas Hirësia e Tij iu drejtua besimtarëve: “Kryqin që simbolizon trupëzimin e Krishtit të gjithë duam ta prekim, ta puthim, sepse duam të marrim Hirin e Perëndisë, dashurinë, urtësinë, besimin, ndaj afrohemi me shpresë e frikë ndaj Perëndisë”.
Sipas traditës djemtë me kryqin shkuan nëpër shtëpitë e besimtarëve si mbarësi e ditës së shënuar duke kënduar himin e pagëzimit.
Sotiraq Mishaxhi
Festohet me madhështi Uji i Bekuar
Berat
Hedhja e kryqit, që simbolizon pagëzimin trupor
të Krishtit, fillon me bekimin e ujit në lumë në orën
5 të mëngjesit e më pas vazhdon Liturgjia në kate-
dralen e Shën Spiridhonit. Liturgjinë e drejtonte
Imzot Ignati, i cili shoqërohej nga atë Petraqi dhe
dhjakon Spiridhoni.
Pas mbarimit të Liturgjisë besimtarët drejtohen
për në lumin Osum, ku do të hidhet Kryqi i Shenjtë.
Lugina është mbushur nga të dyja anët plot e përplot,
ndërsa ura shekullore dëshmi e viteve të kremtimit
të këtij riti në këtë qytet, kurrë si sot s’ka mbartur
kaq shumë këmbësorë.
Besimtarë të shumtë duke kënduar troparin e
pagëzimit shoqëronin Imzot Ignatin.
Ora 10, në mes të urës së gurtë Kryebariu që-
ndron me kryqin në dorë, ndërsa dhjetëra të rinj
kanë kohë që janë futur në ujë dhe s’duan t’ia dinë
për të ftohtët.
Pasi bekon ujin Mitropoliti hedh kryqin. Kryqi u
kap nga treshja e lagjes Goricë, që tashmë e kanë
bërë stafetë tradite: Eligert Batija, Andi Shtrepi dhe
Gentian Soveta.
Të tre djemtë që kapën kryqin bashkë me beki
min marrin dhe dhuratën simbolike nga Imzot Ignati.
Më pas Hirësia e Tij iu drejtua besimtarëve:
“Kryqin që simbolizon trupëzimin e Krishtit të gjithë
duam ta prekim, ta puthim, sepse duam të marrim
Hirin e Perëndisë, dashurinë, urtësinë, besimin, ndaj
afrohemi me shpresë e frikë ndaj Perëndisë”.
Sipas traditës djemtë me kryqin shkuan nëpër
shtëpitë e besimtarëve si mbarësi e ditës së shënuar
duke kënduar himin e pagëzimit.
Sotiraq Mishaxhi