EmailFacebookKontakt

Festohet dita e Shën Joan Vladimirit

Të martën, 4 qershor, kanë qenë me mijëra besimtarët orthodhoks të mbledhur në manastirin e Shën Joan Vladimirit, rreth 10 km në të hyrë të qytetit të Elbasanit, për të festuar ditën e këtij Shenjtori.

Edhe pse ceremonia filloi në orët e para të mëngjesit, shumica e besimtarëve, të ardhur edhe nga rrethet e Kavajës, Beratit, Lezhës, Korçës, Fierit, Gjirokastrës etj., kaluan një natë jashtë në mjediset e një prej manastireve më të vjetër, i cili daton në fillimet e shekullit të X.

Kanë qenë të shumtë edhe besimtarët e besimeve të tjera, që janë mbledhur në këtë ritual fetar, për të kremtuar së bashku.

Pas Liturgjisë Hyjnore të drejtuar nga priftërinjtë kanonikë të Elbasanit, At Gjergji Trebicka e At Pavël Dimoshi, së bashku me Përfaqësuesin e Përgjithshëm Arkieratik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, At Jani Trebicka, besimtarët e shumtë drekuan mes gjelbërimit tue kodrave rreth Manastirit.

Për këtë rast u bë e mundur të sigurohet edhe lipsani i këtij Shenjtori.

Aleko Likaj