EmailFacebookKontakt

Festohet 5-vjetori i shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”

Festohet 5 – vjetori i shkollës shqiptaro – amerikane “Protagonistët”
Dallohet për metodat bashkëkohore të mësimdhënies
S
hkolla fillore shqiptaro-amerikane “Protago-
nistët” festoi 5-vjetorin e themelimit. Në një
nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, nxënës,
mësues, prindër dhe të ftuar të tjerë ndoqën për
rreth një orë programin artistik, i përgatitur nga
nxënësit e shkollës. Mes të ftuarve ishte edhe
Kryepiskopi Anastas, i cili ndoqi me interes të
veçantë prezantimin e shkëlqyer të “protago-
nistëve”.
Në kuadrin e pesë viteve jetë të shkollës, di-
tën e mbylljes së vitit arsimor 2006-2007, stafi
pedagogjik dhe nxënësit zgjodhën një festë në
vend të urimeve. Një program i larmishëm me
këngë e valle, recitime, dialog në anglisht midis
nxënësve u përcoll me duartrokitje nga të pra-
nishmit, të cilët kishin mbushur sallën. Për nxë-
nësit më të dalluar u shpërndanë dhurata, duke
marrë edhe bekimin e Kryepiskopit Anastas.
Gjatë pesë viteve, shkolla “Protagonistët”
është dalluar për metodat e përparuara të më-
simdhënies, që u japin nxënësve një përvojë
arsimore të re unike. Nxënësit ndjekin programin
shtetëror të shoqëruar me njohuri shtesë në gju-
hën angleze, shkencë dhe kompjuter. Metoda e
mësimdhënies bazohet në teknikat bashkëko-
hore amerikane. Në këtë shkollë jepen edhe
lëndë si: muzika, arti e edukimi fizik me specia-
listë të lëndëve përkatëse. Çdo ditë kryhet më-
sim i gjuhës angleze nën mbikëqyrjen e mësu-
esve nga SHBA. Gjithashtu për fëmijët funk-
sionon një bibliotekë e pasur me libra në shqip
dhe anglisht.
Shkolla “Protagonistët” është themeluar nga
fondacioni “Frymë dashurie”, me iniciativën e
Kryepiskopit Anastas. Ajo është hapur në
shtator të vitit 2002, për të ofruar një mundësi
të re dhe bashkëkohore arsimimi dhe edukimi.
Isidor Koti