EmailFacebookKontakt

Festohet 20-vjetori i Lidhjes Rinore Orthodhokse të Ballkanit (BOYA)

Evro, Greqi

Festohet 20-vjetori i Lidhjes Rinore Orthodhokse të Ballkanit

(BOYA-Balkan Orthodox Youth Association)

Në Evro, Greqi, nga 3-6 tetor 2013, në mj ediset e kampeve rinore të Makrit, me bekimin dhe mik- pritjen e Mitropolitit të Aleksandro- polit, z. Anthimo, u zhvillua një akti- vitet festiv me rastin e 20-vjetorit të Lidhjes Rinore Orthodhokse të Ballkanit, BOYA (Balkan Orthodox Youth Association).

Qëllimi kryesor i Balkan Orthodox Youth Association është forci- mi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të të rinjve orthodhoksë, si dhe nxitja e bashkëpunimit mes Kishave mo- tra të Ballkanit, nëpërmjet lëvizjeve rinore, duke u bazuar në besimin orthodhoks dhe në traditën e saj.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 të rinj, përfaqësues të rini- ve orthodhokse, që vinin nga të gji- tha vendet e Ballkanit, duke për- fshirë edhe 4 përfaqësues të Lidhjes Rinore “Bij të Dritës” nga vendi ynë. Tema e takimit ishte: “Që të gjithë të jemi një”, varg i shkëputur nga Ungjilli sipas Joanit.

Këto aktivitete organizohen me bekimin e drejtuesve kishtarë, të cilët duan dhe urojnë që të rinjtë, në moshë relativisht të re, nxënës apo studentë të formuar, të bëhen

pjesë e programeve të tilla, në më- nyrë që të krijohen lidhje dhe shkë- mbime përvoje midis të rinjve orthodhoksë.

Në këto takime përveç anës fe- tare, kultivohet dhe fuqizohet miqë- sia dhe harmonia ndërmjet shteteve fqinje të Ballkanit.

Veprimtaria filloi me njohjen ndërmjet të rinjve pjesëmarrës dhe me një referat rreth temës, i cili u mbajt nga atë Kostandin Vleci, sekretari rajonal për Selanikun.

Në ditën e parë ishte i pranishëm Mitropoliti i Aleksandropolit, Imzot Anthimo, i cili u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe u shpreh se ishte kënaqësi e madhe që ky aktivitet i rëndësishëm të organizohej në mitropolinë e tij. “Ne orthodhoksët kudo në botë jemi një trup i vetëm, dhe kufijtë nuk duhet të përbëjnë ndarjen ndërmjet nesh. Kështu do të mbetemi gjithnjë të bashkuar me Krishtin, pikërisht ashtu si Ai vetë donte dhe uroi…”, – u shpreh ai.

Vijuan më pas përshëndetjet dhe shfaqjet e përgatitura nga çdo vend përfaqësues, për të ndarë me të rinjtë e tjerë eksperiencat e viteve të kalua- ra në lidhje me aktivitete të tilla të ngjashme nga vendet ku ata vinin.

Dita e dytë vijoi me vizita dhe ek- skursione në vendet turistike dhe në manastiret e dioqezës. Programi përmbante vizita të bukura dhe të organizuara mirë për të rinjtë. Pje- sëmarrësit vizituan 2 manastire, Kos- mosotira dhe Portaitisa, ku nderuan dhe lipsanet e shenjtorëve, vizituan kisha të ndryshme, qendra kulturore të zonave të afërta dhe Parkun Ko- mbëtar “Delta Evru”, i cili njihet si një nga vendet më turistike të Thra- kës për faunën dhe florën shumë të pasur etj. Ky park renditet i dyti në Mesdhe për nga rëndësia e tij.

Dita e tretë e veprimtarisë, 6 tetor, ishte e diel. Të rinjtë shkuan në manastirin “Fjetja e Hyjlindëses”, ku morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore. Ky qe dhe aktiviteti i fundit, pas të cilit pjesëmarrësit u larguan drejt vendeve të tyre, të pasuruar me një përvojë të re të bukur.

Joan Meni