Korçë
Qyteti në prag të Krishtlindjeve ishte kudo i zbukuruar me drita shumëngjyrëshe. Lindja e Shpëtim- tarit tonë Jisu Krisht, në qytetin e Korçës pritej me padurim dhe me veprimtari të shumta. Të rinjtë e qytetit, më 18 dhjetor, në mjediset e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, zhvilluan festivalin rinor. Në të mo- rën pjesë grupe rinore nga Pogra- deci, Prespa, Progri, Erseka dhe Korça, e cila u përfaqësua nga shko- lla: “Tefta Tashko”, pallati i kulturës “Mihal Grameno” dhe nga disa të rinj pjesëtarë të korit të Katedra- les.
Festimet nuk mbaruan këtu. Në pasditen e datës 23, fëmijë e të rinj u mblodhën për të festuar kolendrat. Kjo ishte një mbasdite mjaft e bukur
në qytetin e Korçës. Zërat e gëzu- ar të tyre dëgjoheshin kudo nëpër qytet.
Në datën 25 Dhjetor, që në orët e para të mëngjesit dëgjoheshin fishekzjarrët dhe zhurma e njerëz- ve nëpër rrugë, të cilët të drejtuar për në kishë, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, uronin njëri-tje- trin. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” meshoi Mitropoliti i Kor- çës, Imzot Joani, i cili sipas traditës, në fund të Liturgjisë dha dhe mesa- zhin e Krishtlindjeve.
Mbas Liturgjisë Hyjnore, në mje- diset e Mitropolisë së Shenjtë, Imzot Joani priti urimet e rastit. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësu- esit e komuniteteve të tjera fetare, prefekti, deputetë të këtij qyteti, kryebashkiaku i Korçës, personali- tete të njohura etj.