EmailFacebookKontakt

Festohen me madhështi Krishtlindjet në të gjitha Mitropolitë – Gjirokastër

Gjirokastër

Edhe këtë vit me bekimin e Perëndisë, në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës u festua me lutje, përdëllim dhe besim Dita e Lindjes së Shpëtimtarit tonë, Zotit Jisu Krisht. Të gjithë besimtarët orthodhoksë ishin mbledhur për të kremtuar në kishën “Metamorfoza e Shpë- timtarit”, ku meshoi dhe Hirësia e Tij Dhimitri. Gjallëria dhe gëzimi i besimtarëve reflektoheshin qartë në fytyrat e tyre. Të gjithë iu lutën Fo- shnjës së Porsalindur Hyjnore për sa më shumë

paqe, dashuri, gëzim, shpresë e besim dhe uruan njëri – tjetrin për Krishtlindje të lumtura. Pas meshës në mjediset e kishës pati një pritje.

Tashmë, në Mitropolinë tonë është bërë traditë që ditën e dytë të Krishtlindjeve, pra në datën 26, me mbështetjen dhe bekimin e Hirësisë së Tij, të organizohet takimi i përvitshëm studentor. Pas Liturgjisë Hyjnore të së Dielës studentë të Mitropolisë u mblodhën në sallën e veprimtarive të Liceut “Kryqi i Nderuar” ku u mbajt një referat nga z. Pavlos Kyriakidis, profesor në Fakultetin e Psikologjisë, Pedagogjisë dhe

Filozofisë të Universitetit të Janinës. Ai kishte si temë problemet dhe vështirësitë që hasin të rinjtë orthodhoksë në shoqërinë e sotme dhe si mund t’i përballojmë ato.

Në fund të takimit, për të pranishmit u shtrua një drekë, ku mori pjesë Hirësia e Tij Dhimitri dhe klerikë të tjerë. Gjatë drekës u dhanë mendime të ndryshme për organizimin e rinisë së Mitropolisë sonë. Në fund u shpërndanë dhe disa dhurata simbolike shpirtërore për studentët pjesëmarrës.

M. Naçi