EmailFacebookKontakt

Festivali i Rinisë Orthodhokse të Beratit

Festivali i Rinisë
Orthodhokse të Beratit

Të shtunën 18 dhjetor në tea- trin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës u zhvillua Festivali i Rinisë Orthodhokse të Mitropolisë së Be- ratit. Në të morën pjesë grupe nga Berati, Vlora, Divjaka, Lushnja dhe Fieri.

Festivali u përshëndet nga grupi rinor i Novoselës, të cilët interpretuan valle tradicionale. I. Bulika recitoi vargje të shkruara nga i ndjeri Episkopi Kozma, si dhe nxë- nës të shkollës së mesme artistike të qytetit të Vlorës intepretuan pjesë në violinë. Shumë emocio- nuese ishte edhe përshëndetja që i bënë festivalit fëmijët e përkuj- desjes ditore të Vlorës, të cilët re- cituan dhe kënduan vjersha e kën- gë që kishin si tematikë festën e madhe të Krishtlindjes.

Imzot Ignati iu drejtua të prani- shmëve duke iu folur për Lindjen e Krishtit dhe rolin që ky fakt pati në ndryshimin e rrugëtimit të nje- rëzimit. Më pas juria bëri përzgje- dhjen e grupeve që morën pjesë në Festivalin Kombëtar të Rinisë Orthodhokse “Bij të Dritës”.

Grupet që u përzgjodhën ishin: Berati, Vlora dhe Divjaka. Aktivi- teti u mbyll me një kokteil në ambi- entet e hotel “Vlora International”.