Në datën 26 dhjetor veç atmo- sferës së bukur të krijuar nga festa e Krishtlindjeve, të rinjtë ortho- dhoksë nga të 4 dioqezat e vendit morën pjesë në Festivalin Ko- mbëtar të Rinisë Orthodhokse, të organizuar nga Zyra Qendrore e Rinisë, nën kujdesin e Kryepiskopit Anastas.
Në këtë aktivitet, që u zhvillua në sallën pranë kishës së Ungjillë- zimit, në Tiranë, grupet u prezan- tuan me valle tradicionale, këngë popullore me motive nga vendet që vinin, si dhe me krijimtari të reja.
Ishin të pranishëm Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati, episkopët ndihmës Hirësi Nikolla dhe Hirësi Andoni, klerikë,
të rinj dhe besimtarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë.
Entuziazmi rinor nuk mungoi për asnjë çast gjatë gjithë aktivitetit.
Vendin e parë e zuri grupi i Lice- ut Kishtar “Kryqi i Nderuar” të Su- kthit, por ashtu siç tha edhe kryetari i jurisë, prof. Milto Vako të gjithë
ishin fitues në këtë festival të të rinjve orthodhoksë.
Në fund përshëndeti Fortlu- mturia e Tij Anastasi, i cili ndër të tjera rikujtoi edhe një herë të rinjtë për 4 shtyllat, ku duhet të mbë- shtetet rinia orthodhokse: 1. Studi- mi, rritja në dije me Krishtin 2. Miqë- sia 3. Dëshmia 4. Shërbimi.
Festivali Kombëtar i Rinisë Or- thodhokse është një aktivitet që zhvillohet çdo vit në kryeqytet, duke u dhënë kështu mundësi të rinj- ve të afrohen dhe të njihen me një- ri-tjetrin në emër të Krishtit dhe të shfaqin talentet e tyre artistike në gjini të ndryshme muzikore.
Joan Meni