FESTIVALII BYTE I RINISE ORTHODHOKSE
YLBER GEZIMI DHE BESIMI
-MOREN PJESE 18 GRUPE, NDER TE CILAT VENDI I PARE I ΤΑΚΟΙ ATIJ TE KORÇES-
Datat 28-29 qershor shë-
nuan zhvillimin e 2 netëve të
Festivalit të II kombëtar të kë-
ngës e valles, organizuar nga
të rinjtë orthodhoksë, nën
kujdesin e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë dhe
me interesimin e drejtpërdre-
jtë dhe bekimin e Fortlumtu-
risë së Tij, Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe të gjithë
Shqipërisë, Imzot Anastasit.
18 grupe të ndryshme, nga e
gjithë Shqipëria, që nga Shko-
dra e deri në Sarandë, vizatu-
an hartën e pjesëmarrjes, për
të mbërritur në kryeqytetin
mikpritës. Tirana për të dy-
tën herë priti me bujari grupe
konkurentësh, të cilët vijnë
Grupi i Mursisë
me dëshirën e mirë për të ma-
rrë pjesë në një festival të për-
masave kombëtare dhe bre-
nda tyre lëvrin heshturazi dë-
shira për tu prezantuar sa më
mirë. Gjithashtu, Festival! vë
në dukje punën e madhe që ri-
nia orthodhokse zhvillon në
bashkëpunim të ngushtë me
klerikët e fshatrave dhe qyte-
teve të Shqipërisë.
Ky është dhe një nga qëlli-
met kryesore, për të cilin Krye-
episkopi i Shqipërisë, Fort-
lumturia e Tij Anastasi po pu-
non aq shumë. Ringjallja e
kishës në të gjithë vendin tonë
materializohet nga arritjet e
brezit të ri, i cili po edukohet
me një frymë të krishterë, me
Valle nga grupi i Selenicës
një moral që i prështatet
popullit të Perëndisë. E gjithë
kjo punë është me të vërtetë
një investim i lavdishëm, pasi
kombi ynë do të rilindë vetëm
nëpërmjet rinisë së tij.
Tashmë festivali kombë-
tar i këngës dhe valles ka ma-
rrë udhën e traditës. Ajo çka i
bashkon këta të rinj nuk janë
statistikat apo renditja në
klasifikim. Ajo që i mbledh
këto grupe nënjë sallë është
shumë më e madhe, të gjithë
i bashkon një shpirt, një tro-
kitje zemre, një besim.
Çdo grup kishte përgati-
tur një këngë kishtare, një këngë
popullore të zonës së tyre, si
dhe shumë prej tyre prezan-
tuan valle, të cilat u pritën
mjaft mirë nga publiku. Që
prej thellësive të kohërave
vijnë këto motive të lashta kë-
ngësh e vallesh në këtë fund
mijëvjeçari, për të na treguar
bazamentet tona, rrënjët e ek-
zistencës sonë. Salla sportive
“Fahrie Hoti”, tek Rruga e Ka-
vajës u shndërrua kështu në
pikëtakimin e traditës më të
mirë shqiptare, me atë të
besimit të këtij populli…
Të bie në sy menjëherë
kujdesi që të rinjtë patën tre
guar për veshjet e tyre. Më ti-
piket ishin ato popullore, që
u shfaqën brenda një salle të
vogël së bashku për të elemi-
nuar konceptet “jug”, “veri”,
“largësi”. Besimi dhe dashuria
me Perëndi vjen dhe zë vend
(vijon në faqen 10)
YLBER GEZIMI DHE BESIMI
Vijon nga faqja 9
natyrshëm brenda Festivalit.
Duhet theksuar se përpje-
kje mjaft serioze bënë në pre-
zantimin e tyre fshatra të vo-
gla që vijnë nga zona të thella
e shumë prej tyre për herë të
parë. E ndonëse salla nuk
ishte tepër e përshtatshme,
apo kishte ndonjë problem me
foninë, zëri i tyre buçiste si
për të na treguar se në ato mo-
mente nuk ekzistonte asgjë
tjetër përveç këngës.
Për festivalin ishte kriju-
ar një Juri e përbërë nga: Mi-
Ito Vako, Shef i Katedrës së
dirigjimit në Akademinë e Ar-
teve të Bukura, kryetar; AtJu-
stini, njohës i mirë i muzikës
Bizantine, Mishel Taran, ish
atashe kulturor i Ambasadës
Franceze në Tiranë, si dhe dy
të rinj studentë të muzikës.
Nata e parë e konkurimit
përmblodhi gjithë interpret! –
min e 18 grupeve, të cilat u
seleksionuan në përfundim të
saj. Kështu, në natën e dytë,
e cila ishte konceptuar në for-
mën e një spektakli, u paraqi-
tën 8 grupet fituese: Shkodra,
Pogradeci, Durrësi, Gjinari,
Selenica, Libofsha, Tirana
dhe Korça. Gjatë kësaj nate
pjesëmarrësit në Festival u
përshendetën nga studentët e
Akademisë Teologjike, të cilët
realizuan vënien në skenë të
një dramatizimi që bënte flalë
për jetën e Shën Katerinës.
Gjithashtu, këtë natë nuk
munguan humori, recitimet,
interpretimi me vegla muzi-
kore etj. Në përfundim të fes-
Çast nga konkurimi i grupit të Shpatit
tivalit u ndanë dhe çmimet
për fituesit. Kështu në vend
të 3-të u rendit grupi nga Du-
rrësi, në vend të dytë qyteti i
Pogradecit, i cili vinte për he-
rë të parë në festival. Ndërsa
Korça, e cila vinte si fituese e
çmimit të parë të festivalit të
vjetshëm, e fiton sërish këtë
trofe për ta çuar në qytetin me
tradita. Korçarët u paraqitën
me 2 këngë, “Kërkoni më
parë” dhe “Lule e bukur”, nën
drejtimin e zonjës Shpresa
Kondakçi. Me çmimin e parë
për vallen më të bukur u
kurorëzua grupi nga Selenica.
“Vallja e Kryqit’ interpretuar
prej tyre pati me të vërtetë
sukses.
Eshtë kaq e bukur të
ndodhesh mes motrave dhe
vëllezërve të tu të krishterë e
të ndash me ta emocionet. E
padyshim, kjo traditë e bukur
e festivalit do të mund t’i sjellë
më afër këta shpirtra për t’i
ç’lodhur dhe për t’i bashkuar.
Tashmë ne presim Festi
valin e tretë, i cili me siguri
do të jetë edhe më i bukur.
Naum Mile