EmailFacebookKontakt

Festivali i 9-të i Rinisë së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë zbukuroi atmosferën e Krishtlindjes

Si për ta bërë edhe më të bukur atmosferën, të rinjtë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë organizuan pasditen e 26 dhjetorit në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, festivalin e këngëve të krishtera dhe këngëve e valleve tradicionale shqiptare. Ky ishte festival! i nëntë në radhë, duke e kthyer në një tra- ditë të pasur aktivitetin kombëtar të fundvitit. Ne festival ishte i prani- shëm edhe Kryepiskopi Anastas.

Për të bërë një dhuratë të veça- ntë për të gjithë të pranishmit, 11 grupe të përzgjedhura rinore nga të katër dioqezat e gjallëruan edhe më shumë këtë atmosferë, duke këndu- ar këngë të krishtera dhe duke pa- raqitur këngë e valle tradicionale nga trevat që ata përfaqësojnë. Në skenë u ngjitën grupet rihore nga Vlora, Tirana, Gjinari, Durrësi, Ka- vaja, Gramshi, Fikasi, Prespa, Berati, Vlora, Gjirokastra e Këlcyra.

Çaste nga konkurimi i grupeve pjesëmarrëse në festivalin e rinisë orthodhokse.

Posaçërisht për të vlerësuar këto grupe ishte ngritur një juri e përbërë nga klerikë, muzikantë dhe pjesëtarë të rinisë orthodhokse. Për rreth dy orë grupet rinore u paraqi- tën me dinjitet, duke e bërë të kënd- shme atmosferën dhe duke marrë shumë duartrokitje nga spektatorët.

Pas prezantimit të grupeve, festivalin e përshëndeti edhe Kryepiskopi Anastas, i cili i përgëzoi grupet rinore për nivelin e lartë. “Çmimin e parë – tha Kryepiskopi – e mori auditori. Kjo punë e përbashkët krijon atmosferë bashkëpunimi dhe

vëllazërimi, që duhet të vazhdojë edhe më tej. Nuk jemi mbledhur thjesht, këtu na mbledh emri i Jisu Krishtit, shpëtimtari i botës. Mos harrojmë se apostujt lanë gjithçka për Krishtin dhe ju të rinjtë duhet ta transmetoni këtë të vërtetë të krishterë kudo që të ndodheni. Ne jemi në një cep të Ballkanit, por nuk jemi një grup i veçuar, por pjesë e një Kishe të gjallë Katholike dhe Apostolike. Kjo Kishë ka për- gjegjësi për mbarë universin, duke e përqafuar atë me dashuri dhe dhembshuri. Përpiquni që ta njihni

Krishtin personalisht. Keni nevojë për lutje, meditim dhe studim. Kjo është dhurata më e madhe që mund të bëni për këtë festë. Krishti, i cili është Dielli i Drejtësisë, të shkëlqejë dhe të rrezatojë në veprat dhe në shembullin tuaj” – përfundoi ai Qa- lën e tij.

Në fund, çmimin inkurajues e mori Gramshi, çmimin e tretë Ka- vaja, të dytin Berati dhe grupi fitues i festivalit u shpall ai i Tiranës.

Korresp.

igazetë’s “NgjaUja”