Në datën 26 dhjetor 2011, u zhvillua në Tiranë Festivali i 14-të Kombëtar i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë, organizuar nga Zyra Qendrore e Rinisë, nën kujdesin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasit.
Në këtë aktivitet morën pjesë 15 grupe rino- re nga të katër dioqezat e vendit, të cilët prezan- tuan te publiku këngë të krishtera, këngë popu- llore dhe valle tradicionale me motive nga zonat e tyre, krijimtari të reja, recitime etj. Ato u ndër- thurën me njëra-tjetrën, duke i dhënë kështu një atmosferë të vërtetë festive sallës pranë Kishës Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në të cilën u organizua festivali. Të pranishëm ishin Kryepiskopi Anastas, klerikë nga zona të ndryshme, besimtarë, të ftuar dhe të rinj nga i gjithë vendi.
Në festival u ndanë çmime simbolike, pasi siç tha edhe kryetari i jurisë, Artisti i Merituar z. Milto Vako, të gjithë meritonin vendin e parë dhe të gjithë ishin fitues. Vendin e parë e mori grupi rinor i Këlcyrës, nga dioqeza e Gjirokastrës.
Në fund, përshëndeti Kryepiskopi Anastas, ku ndër të tjera shprehu urimet e tij të përzemër- ta për entuziazmin e rinisë, falënderoi grupin or- ganizativ të festivalit, i cili punoi me përkushtim, si dhe shpalli se pas pak kohësh, me hapjen e Kate- drales së re, këto veprimtari do të organizohen në mjediset bashkëkohore që do krijohen atje.
Ai u ndal edhe te mesazhi i Krishtlindjes, duke rikujtuar edhe njëherë të rinjtë, se me ndih- mën e Perëndisë, të pamundurat bëhen të mu- ndura dhe që të mos dekurajohen nga vështi- rësitë, sepse gjërat e vështira janë pikërisht ato që vlejnë në jetë.
Këtë vit, për herë të parë, Festivali u trans-
metua i plotë drejtpërdrejt në valët e Radios “Ngjallja”.
Festivali Kombëtar i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë është një aktivitet që tashmë është bërë traditë dhe është fryt i punës së dioqezave dhe katekistëve që punojnë me të rinjtë.
Joan Meni