EmailFacebookKontakt

Festimi i bukur i të kremtes së Shën Vlashit

Edhe këtë vit, festa e Shën
Vlashit mblodhi në Manastirin e
hirshëm të tij shumë besimtarë, jo
vetëm nga zona përreth, Durrësi,
Kavaja, por edhe nga Divjaka,
Berati e Elbasani. Kremtimi filloi
në datën 10 në mbrëmje, me Mbrë-
mësoren e Madhe, Bekimin e 5 bu-
këve, Shërbesën e Himnit Akathist,
Pasdarkës dhe uratave para ku-
ngimit, ndërsa ditën tjetër u krye
Liturgjia Hyjnore, e paraprirë sigu-
risht nga Mëngjesorja. Meshën e
kryesoi Hirësia e Tij, Imzot Nikolla,
Episkop i Apollonisë.
Studentët e Akademisë, si dhe
nxënësit e Liceut Kishtar, Sukth
kishin përgjegjësinë për mbarë-
vajtjen e festës, duke kryer shërbi-
me të ndryshme si shitja e qirinjve,
e artikujve të tjerë kishtarë, psaltiri,
mbajtja e qetësisë dhe rregullit në
kishë etj.
Në këtë atmosferë festive, Epi-
skop Nikolla përcolli disa mesazhe
për popullin besimtar. Në Mbrëmë-
soren e festës, midis të tjerash ai, du­
ke iu përmbajtur leximeve të këtyre
ditëve, theksoi se duhet të duam një-
ri-tjetrin dhe jo vetëm kaq, por të du­
am njëri-tjetrin ashtu siç Krishti na
ka dashur, pra me dashuri sakrifikue-
se. “Zoti thotë se nga kjo do t’ju njohin
që jeni nxënësit e mi, nëse keni da-
shuri midis jush. Ai, po ashtu, duke
folur për këtë dashuri të krishterë iu
referua edhe veprës së Kryepiskopit
Anastas, i cili i shtyrë nga një dashuri
e tillë pa kushte erdhi në Shqipëri dhe
ringriti nga themelet Kishën tonë”.
Ndërsa në fund të liturgjisë së
datës 11, siç është bërë traditë tash-
më prej vitesh, një prej studentëve
të vitit të katërt, mbajti predikimin
e rastit. Në predikim u theksua se
Shën Vlashi është një shembull i
gjallë imitimi, për të gjithë ne, një
atlet i besimit, një dëshmitar i Krishtit,
i cili për besimin e tij dha vetë jetën
dhe gjakun e tij.
Më pas besimtarët shkëmbyen
urimet dhe u larguan duke marrë
me vete mesazhet e rëndësishme
që u përcollën nëpërmjet adhurimit,
leximeve dhe predikimeve të kë-
tyre ditëve.
Gabriela Dalipi