Korçë
Atmosfera e Pashkës filloi të ndihej më in- tensivisht që nga e Diela e Dafinave. Kjo atmo- sferë në qytetin e Korçës shprehej jo vetëm në zbukurimin e objekteve të kultit, por edhe në in- tensitetin e lutjeve dhe shërbesave kishtare. Ba- nderolat me urime paskale në rrugët e qytetit demonstronin një klimë festive. Shërbesat kishtare u zhvilluan në të gjitha kishat e qytetit dhe u ndo- qën nga besimtarë të shumtë.
Më intensive pjesëmarrja u bë të Mërkurën e Madhe në mbrëmje ku, siç është bërë tashmë traditë, të gjithë besimtarët u mblodhën në kate- dralen e Burimit Jetëdhënës dhe ndoqën Shërbe- sën e Efqelisë, e cila u celebrua nga Imzot Joani.
Të Enjten e Madhe shërbesat vazhduan në të gjitha kishat. Ndërsa në orët e mbrëmjes, si- pas tipikosë së ritualit të ditës, Zoti i varur mbi (vijon në faqen 8)
Festim i ndritshëm i Ngjalljes së Zotit Krisht në të gjitha Mitropolitë
(vijon nga faqja 7)
Kryq u vendos në mes të kishës dhe dhjetëra mijëra njerëz u përgjunjën përpara të Kryqëzuarit. Ditën e së enjtes, në sheshin përpara katedra- les u vendosën nga Bashkia, Korçë dhjetë shtëpi prej druri dhe u zhvillua panairi tradicional i baltës, një tra- ditë mjaft e vjetër në Korçë.
Pasditja e së premtes mblodhi përsëri besimtarët në kishat e enorive të tyre, ku pas Vajtimeve të Përmbi- varrshme në orën 1845 u bë takimi i pesë epitafëve të të gjitha kishave.
Kulmi i festimeve arriti natyr- shëm në mesnatën e së shtunës. Mi- tropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Im- zot Joani shpalli lajmin e gëzuar dhe triumfal të Ngjalljes.
Ditën e diel në orën 1000 siku- ndër është traditë, u celebrua Mbrë- mësorja e Dashurisë, e cila në Kor- çë kryhet gjithmonë në kishën e Burimit Jetëdhënës. Më pas nga ballkoni i Mitropolisë Hirësia e Tij Joani, siç është traditë, shpalli për- sëri lajmin e Ngjalljes që nga kor- çarët njihet me emrin Dhefteri Anastasi Ngjallja e dytë. Në vazh- dim, në Selinë e Mitropolisë u pritën vizita me rastin e Pashkës. Mitro- politi priti urime nga Kryeministri Berisha e deputetë të Korçës. Gjitha- shtu morën pjesë pushtetarët lokalë, njerëz të artit dhe kulturës, persona- litete të botës akademike dhe qindra besimtarë
Mihal Sonellari