Gjirokastër
Me shpresëtari dhe besim u kremtua edhe këtë vit në Mitropolinë e Gjirokastrës e kremtja e Pashkës.
Të Dielën e Dafinave Mitropoliti i Gjiroka- strës, Imzot Dhimitri e kryesoi Liturgjinë Hyjno- re pranë besimtarëve të fshatit Dervician, ndër- sa Shërbesa e parë e Dhëndrit u krye në kishën “Metamorfoza e Shpëtimtarit” në Gjirokastër. Kësaj here Hirësia e Tij ishte shoqëruar edhe nga nxënësit e shkollës “Kryqi i Nderuar”.
Shërbesa e tretë e Dhëndrit u krye me entuzi- azëm në kishën e Kryeengjëjve. Misterin e Shenj- të të Efqelisë, Mitropoliti ynë e filloi me të ardh- men e Kishës sonë, me vetë nxënësit e shkollës “Kryqi i Nderuar” dhe më pas shkoi në shkollën profesionale “Apostull Pavli” në Mesopotam ku kreu po të njëjtin mister.
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
E Enjtja e Madhe e Shenjtë filloi me Liturgjinë Hyjnore në parakli- sin e shkollës “Kryqi i Nderuar”,
ku merrnin pjesë nxënësit e kësaj shkolle, por gjithashtu edhe fëmijët e vegjël të kopshtit dhe shkollës fi- llore “Frymë Dashurie”. Në shërbe-
sën e leximit të dymbëdhjetë Ungjij- ve, pjesëmarrja ishte e madhe në të dyja kishat e qytetit, ndërsa Mitro- politi i Gjirokastrës udhëtoi drejt qytetit bregdetar të Sarandës.
Dalja e Epitafit në qytetin e Gjiro- kastrës u krye në të dyja kishat, por e veçanta e kësaj shërbese ishte ba- shkimi i të dy epitafeve në sheshin e Çerçizit.
Edhe në qytetin e Përmetit kjo shërbesë ishte kryer me shumë at- mosferë, ku në daljen e epitafit u bashkuan të tria kishat në qendër të qytetit. Ditën e shtunë Shërbesa e Ngjalljes u krye, ashtu siç është bërë traditë tashmë në këtë qytet në dy kisha.
Mitropoliti i Gjirokastrës e kreu Shërbesën e Ngjalljes në kishën e Metamorfozës, duke uruar besimta- rët për këtë festë madhore për të krishterët orthodhoksë dhe në fund bekoi vezët e kuqe, duke i ndarë ato tek besimtarët.
Shërbesa e Mbrëmësores së Da- shurisë u mbajt në kishën e Krye- engjëjve. Pas mbarimit të shërbe- sës, Imzot Dhimitri ftoi besimtarët dhe klerikët të festonin të gjithë së ba- shku ditën e Pashkës në ambientet e Mitropolisë. Me shumë entuzia- zëm u kremtua dita e Ngjalljes edhe në qytetet e Sarandës, Përmetit, Këlcyrës dhe Himarës.
Emiliano Lito