Festim i ndritshëm i Ngjalljes së Zotit Krisht në të gjitha Mitropolitë
Berat
Mijëra shpresëtarë beratas përjetuan ngjarjet e Pashkës nëpërmjet Shërbesave të Shenjta në dy kishat e qytetit, në kishën katedrale të Shën Dhimitrit, si edhe në kishën e Shën Spiridhonit.
Java e Madhe, e cila filloi me Shërbesat e Dhëndrit arriti kulmin e saj në ditët e fundit, ku njëra pas tjetrës u kremtuan Kryqëzimi, Varrimi dhe para së gjithash Ngjallja e Zotit dhe Shpë- timtarit tonë Jisu Krisht. Çdo ditë ishte një emo- cion më vete: dita e kryqëzimit, ku u pa i kryqë- zuar mbi dru, Ai që varri dhenë mbi ujërat; Varrimi i Hyjshëm, ku për t’u theksuar ishin himnet e vaj- timeve, të cilat u kënduan nga koret e besimta- rëve, si dhe parakalimi madhështor i Epitafit të Shën Dhimitrit dhe Shën Spiridhonit, në bule- vardin kryesor të qytetit, i ndjekur nga një kor- tezh i madh besimtarësh.
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
Pas përjetimit të mundimshëm i erdhi radha natës ngadhënjimtare të Ngjalljes. Besimtarë të panumërt kishin ardhur për të dëgjuar lajmin shpëtimtar se “Krishti u Ngjall”. Pas thirrjes së Kryebariut për të ma- rrë Dritën që nuk Perëndon, të gji- thë iu drejtuan sheshit përpara katedrales. Pikërisht përballë me kishën u dha dhe lajmi nga Imzot Ignati se “Krishti u Ngjall!” Mbi podiumin e ngjalljes u lexua dhe mesa- zhi i Imzot Ignatit drejtuar klerit dhe besimtarëve shpresëtarë, në të cilin ndër të tjera theksohej:
“E diela e Pashkës është dita e
Ngjalljes. Në këtë ditë u ngjall Jisui. Të gjitha masat e jashtëzakonshme, që morën kryepriftërinjtë dhe fari- senjtë nuk sollën asnjë rezultat. As ushtarët rojtarë, as guri i madh me të cilin kishin siguruar varrin”, dhe asgjë tjetër nuk ishte e aftë të pen- gojë Ngjalljen e Zotit.
… Sa besojmë tek i Ngjalluri dhe Zoti që qëndron gjithmonë bashkë me ne, le të mos ngurojmë të shpa- llim: Jisu Krishti ishte, është dhe do të jetë protagonisti i ngjarjeve të je- tës dhe të botës sonë.
Dita e Ngjalljes vazhdoi me të njëj- tën madhështi dhe në Shërbesën e Mbrëmësores së Dashurisë. Pas saj,
në selinë e Mitropolisë u organizu- an pritjet e rastit, në të cilën erdhën dhe uruan përfaqësues të pushtetit
qendror e vendor, përfaqësues të ko- muniteteve fetare etj.
Joan Qako