Në Daullas-Fier
“Festë në kodrën e Shën e Dielës”
7 korrik. Një ditë ndryshe nga të tjerat për besimtarët e fshatit Daullas. Ata që herët në mëngjes u drejtuan drejt kodrës së Shën e Dielës, për të kremtuar me Liturgjinë Hyjnore kujtimin e saj.
Sa më shumë njerëz ngjiteshin në kodër, aq më shumë shpirtra ngjiteshin në qiell për t’u bashkuar me Zotin.
Sapo ka filluar Liturgjia nga At Ilia, kur papritur erdhën At Efremi me vëllezërit tanë të Manastirit, të cilët së bashku me grupin e të rinjve të Daullasit formuan një kor që i dhanë një gjallëri festës.
Në mendje e zemrat e çdo besimtari mbeti predikimi, si dhe bekimi që kishte dërguar Kryehirësia e tij nëpërmjet At Efremit.
Këtë gjallëri e shtoi edhe më shumë kënga e Shën e Dielës e krijuar nga vetë të rinjtë e kësaj zone, e cila u prit me kënaqësi nga të pranishmit.
“Kënga e Shën e Dielës”
-O vajzë e bukur ëngjëllore e Diela jonë madhështore
-O vajzë virgjëreshë nuse e Krishtit
këtë fjalë dëshiroj thellësia e shpirtit.
-Me kërcënime, lajka e lutje
ti Krishtin motër se hodhe tutje.
– O vigjëreshë që besim na solle,
pësove, por kurrë nuk u dorëzove.
– Ty po të lavdërojmë o dëshmorja jonë
besnike qëndrove për shpëtimin tonë.
– Dhe ne përjet do të kujtojmë
me plot të mira do ta nderojmë.
* Pas çdo vargu thuhet: “E Diela jonë, shënjtorja jonë”
Florika Prifti