Festë e veçantë me të rinjtë orthodhoksë të Tiranës
Tradita e bukur e ndarjes së kekut të Shën Vasilit mblodhi në fund të janarit me dhjetëra të rinj në shtëpinë e re të rinisë orthodhokse në Tira- në. Festa u përshkua nga një atmosferë e ngrohtë dhe u përcoll me entuziazëm deri në fund kur u shpallën edhe fituesit e monedhës së fshehur brenda kekut karakteristik, që përgatitet sipas traditës çdo fillim viti.
Të parët që morën pjesë në këtë festë të veça- ntë ishin mësimdhënësit e kurseve të gjuhëve të hu- aja, kompjuterit, muzikës etj. Në një festë të veça- ntë të përgatitur nga Zyra Kombëtare e Rinisë
Orthodhokse, ata zbuluan ‘ ‘njeriun me faf ’ të vitit2005.
E njëjta festë, por me protagonistë të tjerë, u përgatit edhe për stafin e revistës “Kambanat”. Ndarja e kekut përcaktoi në fund të takimit edhe fituesin.
Por festa më e madhe ishte rezervuar në fund të muajit janar, në një takim, ku përveç aspektit shpirtëror, spikatën edhe bisedat në grup të të rinjve, programi artistik, skeçet etj. Drejtori i Pro- grameve Rinore të Kishës sonë z. Jorgo Papadho- pulli, pasi prezantoi programin e kësaj dite të veçantë ftoi Motër Thelogjinë për të folur rreth
tre Hierarkëve të Mëdhenj të Kishës (Shën Vasilit të Madh, Shën Grigor Theologut dhe Shën Joan Gojartit). Më pas të rinjtë u ndanë në grupe për t’u njohur me njëri-tjetrin si dhe për të zhvilluar diskutime e lojëra të ndryshme. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe të rinj, të cilët merrnin pjesë për herë të parë në një nga aktivitetet e shumta që organizon Kisha jonë. Atyre iu bë i ditur programi i aktiviteteve të përditshme dhe periodike që organizon rinia orthodhokse e Tiranës, duke marrë në këtë mënyrë një ftesë për t’u bërë pjesë e saj.
LK