Festat fetare dhe një problem me ato të krishtera
Ka pak kohë që ka dalë një ve-
ndim qeverie për administratën
publike, ende i pakthyer në Ligj të
Shtetit, sepse duhet ndryshuar Kodi
i Punës. Ai përpiqet të rregullojë
ekzagjerimin me pushimet, kur
festat binin në ditët e shtuna dhe të
diela, për të shmangur paralizimin
shumëditor të jetës së vendit. Diçka
ndoshta e drejtë!
Por, ka dhënë edhe një rezultat
të pakëndshëm: Pashka, meqë është
gjithmonë të dielën, është zhdukur
nga kalendari i pushimeve (kështu
ndodh edhe me Krishtlindjen kur bie
ditën e diel). Kjo ka sjellë paradoksin
që i gjithë vendi bën pushim për një
festë me origjinë pagane të një qy-
teti, por nuk bën pushim për një
festë të krishterë, që i takon një të
tretës së popullsisë së vendit!!!