Në kalendarët e festave fetare takojmë shpeshherë festa, të cilat i përkushtohen së Përmbishenjtës dhe ngjarjeve të rëndësishme të jetës së saj. Për shembull kemi:
– 8 Shtator: Lindja e Hyjlindëses
– 1 Tetor: Festa e Mbulesës së Shenjtë
– 21 Nëntor: Hyrja e Hyjlindëses në Tempull
– 26 Dhjetor: Mbledhja për Shën Marinë.
– 25 Mars: Ungjillëzimi i Hyjlindëses.
– 12 Prill: Transferimi i Ripit të Hyjlindëses
– 15 Gusht: Fjetja e Hyjlindëses
Këto bëjnë pjesë në festat e palëvizshme. Por nuk mund të mungojnë festat e së Tërëshenjtës dhe në ato të lëvizshmet. Kështu në Kreshmën e Madhe, në Triod ndodhet Himni Akathist me katër qëndresat e katër të Premteve. Edhe në Pesëdhjetore kemi festë të së Tërëshenjtës. Të Premten e Javës së Ndritshme festojmë Burimin Jetëdhënës që nuk është gjë tjetër, veçse e Përmbishenjta.
Këto përsa u përket Festave të së Përmbishenjtës, nuk përmendëm himne, sepse nuk ekzistojnë grupe troparesh që të mos mbarojë me vargje kushtuar së Përmbishenjtës.