EmailFacebookKontakt

Festa të paharrueshme të Ujit të Bekuar në Korçë e Pogradec

Festa të paharrueshme të Ujit të Bekuar në Korçë e Pogradec
Dita e 6 Janarit i gj.eti të
gjitha kishat e qytetit nën
tingujt e kambaneve që laj-
mëronin fillimin e shërbesave
të kësaj dite të madhe të Theo-
fanisë.
Besimtarët u derdhën në të
pesë kishat e qytetit për të
ndjekur e celebruar shërbesat
dhe Liturgjinë Hyjnore të kësaj
të kremteje. Gjithashtu, një
shumicë e madhe besimtarësh
ishin mbledhur edhe në Kishën
Katedrale të qytetit, ku do të
kryhej edhe ceremonia e he­
dhjes së Kryqit në ujë. Edhe

këtu u krye Shërbesa e Mën-
gjesores së të Kremtes të
Theofanisë, si dhe Liturgjia
Hyjnore, e cila u kryesua nga
Mitropoliti i Korçës, Imzot
Joani.
Pas Liturgjisë, u bë bekimi
dhe shenjtërimi i ujit, ku u
kënduan troparet dhe uratat e
festës. Ishin vërtet emocio-
nuese çastet, kur në kishë
mbizotëroi një heshtje dhe të
gjithë besimtarët ishin përqe-
ndruar tek fjalët e uratave që
po këndoheshin. Më pas, Imoz
Joani bekoi popullin duke i
spërkatur me ujë dhe borzilok
të gjithë besimtarët në kishë,
ndërkohë që psaltët dhe kori
këndonin fuqishëm: “O Zot
shpëtoje popullin tënd dhe
bekoje trashëgimin tënd…”
Përpara ceremonisë së
hedhjes së Kryqit në ujë, Imzot
Joani foli për rëndësinë e kësaj
dite, e cila pason menjëherë
festën e madhe të Krishtli-
ndjeve, që u kremtua me ma-
dhështi para pak ditësh.
Gjithashtu, përpara se të
dilnin besimtarët nga kisha, u
krye, si në të gjitha kishat e
tjera, “ankandi” i ikonave, që
siç e shpjegoi në fjalën e tij
Imzot Joani, vjen nga një ndo-
dhi e disa viteve të shkuara, ku
besimtarët, për t’i kthyer në ki-
shë ikonat e marra nga pashai
turk, i blenë ato nga ai.
Ndërkohë përjashta, era e
ftohtë dhe dëbora e ngrirë, nuk
i pengoi qytetarët korçarë të
moshave të ndryshme të mbli-
dheshin përpara Katedrales, në
qendër të qytetit, për të festuar
me madhështi këtë të kremte
dhe për të marrë pjesë në cere-
moninë aq të pritur të hedhjes
së Kryqit.
Por, pa dyshim, ky gëzim e
ankth ndihej më shumë tek të
rinjtë, të cilët u vunë në ri-
valitet me njeri – tjetrin kush
të kapte Kryqin i pari. Këtë vit
Kryqin e mori i riu 17 – vjeçar,
Nikolla, i cili u përgëzua dhe
nga Mitropoliti. Më pas, siç
është bërë zakon, Kryqi u shëtit
shtëpi më shtëpi, duke u dhënë
mundësi të gjithë qytetarëve
korçarë t’i faleshin dhe të me-
rrnin bekimin e Tij.
Po këtë ditë edhe në qytetin
e Pogradecit ishte një bekim i
veçantë, pasi Mitropoliti, Imzot
Vijon në faqen 8)

(Vijon nga faqja 5)
Joanin u ndodh edhe pranë
besimtarëve të këtij qyteti, të
cilët si zakonisht kryen proce-
sionin e ecjes më këmbë nga
Katedralja e qytetit deri në
liqen.
Një turmë e madhe njerë-
zish shoqëronin grupin e pri-
ftërinjve dhe koreve, por dhe
një shumicë e madhe e prisnin
pranë bregut të liqenit, për të
parë momentin e hedhjes së
Kryqit. Bukuria e liqenit dhe e
natyrës e bënin akoma edhe më
të paharruar festimin e kësaj
dite.
Djemtë e futur në liqen për
të kapur Kryqin filluan të
këndonin troparin e ditës “Në
Jordan ku pagëzoheshe o Zot…”
dhe ndërkohë Mitropoliti e
hodhi Kryqin e drunjtë në ujë,
kapësin e të cilit nuk ishte e le-
htë ta përcaktoje, për shkak të
numrit të madh të të rinjve që
ndodheshin në ujë, me gjithë
temperaturën e ulët.
Pas mbarimit të ceremonisë
Imzot Joani bëri edhe një vizitë
në shtëpinë e një besimtari, i
cili dhuroi për Kryqin në ditën
e kësaj feste.
Korresp. ί “Ngjalljes”