EmailFacebookKontakt

Festa e parë e Krishtërimit ngazëllues

3esta e parë e Krishtërimit ngazëllues
Ishin ditët e para te ngazëllimit te fesë.
Tek korçarët besimtarë shpërtheu dëshira
për të ringjallur traditën fetare, por çdo
gjë mungonte, që nga kishat e deri tek kle-
rikët. Njerëzit filluan të ndiznin qirinj në
mjedise të rrënuara fetare. Ndonjë nga më
guximtarët nxorri ikonën fshehur, që e
ruante si sytë e ballit. Gazetat filluan të
shkruanin ndonjë artikull për fenë. Ato
kalonin dorë më dorë. Filloj të dëgjoheshin
biseda për shënjtorët……
Për çdo problem duhej filluar nga e pa­
ra. Duhej drejtim, ndihmë. Në këtë çast u
hap si vetëtimë lajmi gazmor. Në Korçë do
të vinte për vizitë Eskarku, Mitropoliti
Anastas. I pari vizitor fetar, që mbas kaq
dekadash vinte nëqytetin tonë. Duhej të
bëhej një pritje sa më e mirë, me ndjenja,
respekt e rregull. Këshilli i kishës filloj
përgatitjet. Në zyrat e tij hynin e dilnin
besimtarë të gatshëm për të ndihmuar.
Grupe grash lanin e fshinin anembanë.
Erdhi momenti. Para selisë së kishës
ishin grumbulluar qindra e qindra
besnikë. Në dorë mbanin lule, disa dhe
qirinj. Sheshi ishte mbushur plot. Të tjerët

Lajmi erdhi rrufeshëm : “Eksarku hyri
në qytet dhe po drejtohej për në selinë e
kishës”. Duhej të binin këmbanat, por
s”hish. Falë mendjeprehtësisë së një besi-
mtari edhe zgjidhja u gjet. Ai inçizoi ti-
ngullin e këmbanave me manjetofonin e tij
dhe me anën e një altoparlanti tëfuqishëm
a to u përhapën në gjithë qytetin.
Në të hyrë të rrugës djemtë qenë radhitur
me kryqin e madh, me ikona në duar, me
fenerë dhe prapa tyre uinin plot emocione
klerikët e vjetër, me Ungjillin dhe Kryqin
në dorë.
Sa zbriti nga vetura Eksarku, të gjithë u
vërsulën drejt tij. Ai vrull të kujton njerëzit
që digjen nga etja në mes të shkretëtirës dhe
që uërsulen të pinë ujë në një oas. Sehush
deshi të puthte kryqin dhe dorën e Eksa-
rkut, për të marrë bekimin. Vrullin e tyre
nuk mund ta mbanin as disa të rinj tëfuqi-
shëm, që ishin caktuar për të mbajtur rre-
gullin. Por, pamërzitur ai ngjiti shkallët e
katit të dytë, ku qenë radhitur besimtarët
më të vjetër. Përkrah tyre qe rreshtuar kori
kishës që filloi të këndomte: “ Për shumë

vjet o Kryezot…”.
S’mund të përshkruhen emocionet. Ato
vetëm mund të jetohen.
Sa dolli në ballkon ai dha mesazhin dhe
përshëndeti: “ Krishti u ngjall”.
Të gjithëve u qeshte fytyra dhe
ndjeheshin të emocionuar dhe njëzëri u
përgjigjën:”Vërtet u ngjall”.
Mes turmës, një mesoburrë i pëshpëriti
shokut përbri :
– More por “ Krishti u ngjall” thuhet për
Pashkë?…
Ndërkohë shoku buzëqeshi dhe iu
Përgjigj :
– Si nuk e kupton. Sotpo ngjalletpërsëri
ndër ne Krishti. Ai është përsëri midis
nesh,… dhe menjëhere iu shkëputën dy pika
lot.
E ndërsa mesazhi po mbaronte nga
brënda kori filloi Himnin Triumfal:
“I shënjtë, I shënjtë, është Zoti Savaoth…”
E kur takimi mbaroi tëgjithë u drejtuan
nëpër shtëpitë, me fytyra të qeshura dhe
mbresa të paharrueshme në zemër.
Gaqo Baze, Korçë