Me shkëlqim dhe madhështi u festua në Patriar- kanën Ekumenike, festa e Epifanisë dhe Shenjtërimi i Ujërave. Në mëngjes u krye Liturgjia Hyjnore e cila u kryesua nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, i shoqëruar nga Hierarkët e Fronit.
Në vazhdim u formua procesioni i kryesuar nga Patriarku i cili duke psalur, iu drejtua bregut të detit ku do të kryhej ceremonia e shenjtërimit të ujërave. Por në momentin që Patriarku do të psalte “Në Jordan kur pagëzoheshe o Zot…” filloi të thoshte faljen edhe imami i xhamisë aty pranë. Kreu i Orthodhoksisë preku thellë zemrat e të pranishmëve kur u kërkoi atyre që të presin derisa Imami të mbaronte faljen. Me këtë veprim Patriarku Ekumenik tregoi njëherësh edhe respektin e tij ndaj botës Myslimane. Vlen të theksohet se ky vit është i nënti që nga koha kur u ri- lejua që ceremonia e Shenjtërimit të Ujërave të kryhet në det ceremoni kjo e cila ishte ndaluar prej vitesh prej autoriteteve turke.