EmailFacebookKontakt

Fëmijët festojnë Pashkët së bashku

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, me rastin e Pashkëve “Zyra e Fëmijëve” po organizon veprimtari me fëmijët e qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm. Deri tani janë zhvilluar aktivitete në Berat, Elbasan dhe fshatrat përreth, Tiranë etj. Këto veprimtari do të shtrihen edhe në Shkodër, Durrës dhe Korçë.

Tema e tyre e përbashkët është: “Sakrifica në kryq dhe gëzimi i Ngjalljes”.

Ky aktivitet ka si qëllim që fëmijët të mësojnë më shumë mbi festën e Pashkëve të kuptojnë dhe të përjetojnë mesazhin që përcjell Kryqi dhe Ngjallja e Zotit.

Çdo veprimtari nis me lutje, një meditim të shkurtër, një film në lidhje me Pashkët, këngë për Pashkët, lojëra dhe punëdore. Fëmijët patën mundësi të dëgjojnë në mënyrë të hollësishme për gjithë Javën e Madhe.

Siç e thamë më lart, fëmijët bënë edhe nga një punëdore, ku kryesore ishte realizimi i një kryqi, si kujtim i sakrificës së Krishtit në kryq për ne. Fëmijëve iu dhurua një libër për Pashkët, i titulluar “Krishti u Ngjall! Me të vërtetë u Ngjall”, i cili u përgatit nga zyrae fëmijëve. Gjithashtu programi mbyllej nga fëmijët me një lutje falënderimi për ditën e bukur që kaluan bashkë.

Ana Kërçuku