Edhe Komuniteti Orthodhoks
i Shqipërisë u bashkua me dhi-
mbjen e familjarëve të persona-
ve, të cilët humbën jetën nga ngja-
rja makabre e Londrës, vepër kjo
e terrorizmit ndërkombëtar.
Duke folur para besimtarëve
orthodhoksë të kryeqytetit ditën
festës së Shën Prokopit, Kryepi
skopi Anastas tha se është fatke-
qësi që fanatizmi fetar ndërmerr
disa veprime, të cilat shkaktojnë
humbjen~e jetës së njerëzve të
pafajshëm. Gjatë këtyre viteve të
krishterët orthodhoksë thonë një të
vërtetë të madhe, se feja duhet të
jetë vaji që do të shërbejë për të
zbutur shpirtrat dhe do të shërbejë
për të lidhur njerëzit dhe popujt e
ndryshëm. Ne si besim kurrë nuk
jemi mbështetur mbi dhunën. Kjo
ka qenë gjithmonë linja e Kishës
Orthodhokse. Prandaj ne do të
punojmë për ta përhapur këtë
frymë këtu në Shqipëri dhe kudo
në Evropë, sepse ne nuk kujde-
semi vetëm për anëtarët e Kis-
hës sonë. Jemi qeliza të gjalla
të një Kishe të Shenjtë të Për-
gjithshme dhe Apostolike dhe
interesohemi për çdo gjë që
ndodh në mbarë botën.
I.K.