Me krijimin e shtetit shqiptar më 28
nëntor 1912, Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë i lindi e drejta për të kërkuar
autoqefalinë. Tashmë Shqipëria ishte e
pavarur nga Turqia, kështu që kërkesa
për autoqefali ishte e natyrshme. E njëjta
gjë kishte ndodhur edhe me vendet e
tjera të Ballkanit. Kështu pati ndodhur
me Kishën Orthodhokse të Greqisë në
vitin 1883, atë të Serbisë më 1880, të
Rumanisë më 1856 etj.
Duke u nisur nga parimi: “Kishë e
pavarur në shtet të pavarur”, pas krijimit
të shtetit shqiptar edhe në Shqipëri po
nisnin përpjekjet për krijimin e Kishës
Orthodhokse Autoqefale. Pika kulmore
e tyre, që u bë edhe hapi i parë i madh
drejt autoqefalisë, ishte Kongresi i
Beratit, më 10 shtator 1922.
Kongresi u mblodh në sallën e shko-
llës së Mangalemit ditën e hënë më 11
shtator 1922. Punimet u kryesuan nga
Ikonomi JosifQirici nga Korça. Në ditën
e parë të kongresit folën: Kryetari i Ba-
shkisë së Beratit, si vendi organizator, i
cili u uroi të pranishmëve mirësear-
dhjen. Pas tij, e mori ijalën njëri prej ini-
ciatorëve Kost Paftali dhe në vijim folën
përfaqësuesi i qeverisë Zejnel Prodani,
arkimandriti Visarion Xhuvani, At Vasil
Marku etj.
Kryetari i Kongresit, Ikonomi Josif
Qirici, shpalli pavarësinë administrative
të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, si-
pas vendimit: “Delegatët e Kongresit
Kleriko-Laik, në emër të gjithë klerit dhe
popullit orthodhoks shqiptar, duke u
bazuar edhe në faktin se Shqipëria u
njoh prej gjithë shteteve të botës si një
shtet i pavarur dhe sovran dhe mbi këtë
bazë sipas kanuneve të Kishës Or
thodhokse në shtet të pavarur – kishë e
pavarur, duke pasur për shembull edhe
kishat autoqefale të Rusisë, Greqisë,
Rumanisë etj, deklarojmë në emrin e Tri-
nisë së Shenjtë të njëqenëshme dhe të
pandarë Autoqefalinë e Kishës Or
thodhokse të Shqipërisë. Kisha Or
thodhokse e Shqipërisë do të mbante
lidhje shpirtërore, dogmatike e aposto-
like me Patriarkanën Ekumenike dhe
me kishat e tjera orthodhokse të botës.
Kongresi i Beratit kërkoi edhe ndi-
hmën e qeverisë që t‘i bëhej kërkesë
Patriarkanës Ekumenike për njohjen e
autoqefalisë së Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë.
Përkohësisht, autoriteti më i lartë i
80-vj etori i Kongresit të Beratit
Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, i dalë
nga Kongresi, do të ishte Këshilli i Lartë.
Ky këshill do të merrej me çështjet e
drejtimit të kishës deri në krijimin e Si-
nodit Episkopal. Kryetar i Këshillit të
Lartë u zgjodh delegati i Pogradecit At
Vasil Marku, i cili ishte dorëzuar prift në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1921
së bashku me arkimandritin Agathangjel
Çamçe.
Në Kongresin e Beratit u diskutua
edhe për rregulloren provizore të Kishës
Orthodhokse të Shqipërisë, ku u bënë
propozime të ndryshme, që kishin të
bënin me të ardhurat e kishave dhe të
manastireve, duke zgjedhur një komision
për kontrollin e tyre. Në artikullin Nr. 10
të statutit thuhej se gjuha zyrtare e kishës
është shqipja, por derisa të përktheheshin
dhe botoheshin librat liturgjikë do të
përdorej edhe greqishtja.
Pasi aprovoi statutin dhe rregulloren,
Kongresi u mor me çështjen se ku do të
vendosej selia e Këshillit të Lartë Kish
tar. Pas diskutimeve të shumta fitoi pro-
pozimi i delegatit të Kavajës Z. Pal Xhu-
mari, që si qendër e Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë të ishte qyteti i Korçës.
Liturgjia zyrtare me pjesëmarrjen e
delegatëve të kongresit u zhvillua më 14
shtator në kishën katedrale të Beratit.
Kongresi i mbylli punimet më 19 shtator
1922.
Kryesia e Kongresit u dërgoi tele-
gramet përkatëse qeverisë, parlamentit
si dhe komuniteteve orthodhokse në mba-
rë Shqipërinë. Telegrame iu dërguan edhe
Patriarkanës Ekumenike, si dhe patriar-
kanave të tjera orthodhokse, kolonive
shqiptare të Bostonit, Sofjes etj.
Kongresi i Beratit shënoi një faqe
të re në historinë e Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë, atë të hapit të parë për
arritjen e Autoqefalisë, e cila pas shumë
përpjekjeve, do të kurorëzohej në vitin
1937, me tomosin patriarkal të njohjes
së saj.
Patriarkana Ekumenike, e infor-
muar për zhvillimet që po ndodhnin në
Shqipëri, vendosi të dërgonte për të ndi-
hmuar e ndjekur zhvillimet e reja Mi-
tropolitin e Meletit, Jerotheun si eksark
patriarkal, i cili mbërriti në Korçë më 27
nëntor 1922 dhe më pas edhe Imzot
Kristoforin (Kisin), i cili do të bëhej më
pas i pari kryepiskop kanonik në historinë
e kishës sonë.