EmailFacebookKontakt

Fanuri martir, i “Sapodukuri” (27 gusht)

Fanuri martir, i “Sapodukuri” (27 gusht)
Nuk përfshihet në Agjeologjitë e lashta, kështu që
aq sa dimë për të e kanë burimin nga një ikonë e tij,
që u gjet më 27 gusht (viti nuk dihet), në ishullin grek
të Rodosit, kur po rindërtohej muri rrethues i qytetit.
Për ngritjen e murit u morën gurë nga ndërtesat e
rrënuara. Mes rrënojave u zbulua edhe një kishë e
vjetër. Midis ikonave të saj ndodhej dhe një ikonë e
një të riu ushtarak që mbante në dorën e tij të djathtë
një kryq dhe një qiri.
Mitropolit Nili i Rodosit (1355 -1369) lexoi mbi-
shkrimin “Shën Fanuri”. Përreth ishin pikturuar 12
tortura të tij, madje dhe duke u goditur me gurë në
kokë, duke u fshikulluar ndërsa ishte i shtrirë në tokë,
duke u gërvishtur në trup, duke u djegur me lambadhë,
i lidhur në një çikrik, i hedhur mes bishave, duke u
shtypur me një gur të madh, duke i vendosur thëngjij
të ndezur nëpër duar, që të bënte me sa duket, flijim
tek idhujt që i kishte para tij dhe i hedhur brenda në
furrë. Episkopi u interesua shumë, lundroi deri në
Konstandinopojë, mori leje dhe restauroi kishën.
Ishulli i Kretës atëherë ishte nën pushtetin e ve-
nedikasve, të cilët që ta konvertonin tek Romano-ka-
tolocizmi, nuk lejonin të hirotoniseshin hierarkët
orthodhoksë.
Kështu tre kretas që ktheheshin nga ishulli Kithira,
ku kishin gjetur një episkop, i cili i kishte hirotonisur
priftërinj, u kapën në det nga piratët. U shitën në Ro-
dos, i cili në vitet 1306 -1522 mbizotërohej nga kalo-
rësit Joanitë (dhe jo nga myslimanët, si e do tradita).
Duke mësuar për çudirat e shumta që bënte
shenjtori i “sapodukur” u lutën në kishën e tij të lart-
përmendur, duke qarë fatkeqësinë e tyre dhe lutjet e
tyre u dëgjuan: Zotërinjtë panë martirin tri netë. Dy
netët e para ndërmjetoi për çlirimin e skllevërve duke
i kërcënuar. Të tretën u paratha se do të shërohe-
shin (nga verbëria dhe paraliza që kishin pësuar, sepse
nuk i kishin bërë bindje) vetëm nëse do t’i çlironin
robërit me dokumente që do t’i sillnin në “shtëpinë e
tij”. Kjo u bë dhe solli çlirimin e tyre, pasi për më
tepër i kishin fumizuar me para për kthimin e tyre.
Shenjtori nderohet kryesisht në Rodos dhe në
Kretë.
Fanuri, greqisht = i shfaquri ose zbuluesi.
Atë Justini