EmailFacebookKontakt

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Meditim për një pendim të përgjithshëm në fund të Kreshmës së Madhe

Në mbarë botën orthodhokse, gjatë pe- riudhës së Krishtlindjeve dhe përpara Kre- shmës së Madhe të Pashkës, kishat mbushen plot me besimtarë që marrin pjesë në Misterin e Rrëfimit të Shenjtë. Në disa vende si në Rusi, vijnë me mijëra njerëz për rrëfime dhe meqë është e pamundur që të gjithë të rrë- fehen në mënyrë individuale, besimtarët që marrin pjesë rregullisht në jetën adhuruese të enorisë, të cilët janë rrëfyer disa javë më parë dhe që nuk kanë kryer mëkate të rënda, bëjnë një rrëfim të përgjithshëm disa ditë para të Kremteve të Mëdha të Krishtlindjes dhe të Pashkës. Më poshtë po ju paraqesim disa pjesë nga një tekst i hartuar nga atë Artemi Vladimirov, prift që shërben në Mos- kë. Ky tekst iu jepet besimtarëve si një ndihmesë për të reflektuar mbi përvojën e tyre të Kreshmës së Madhe.

Vëllezër dhe motra, dhe pak ditë na mbeten nga Kreshma e Madhe. Shumë nga ne kujtojmë ende fillimin e kësaj kreshme kur i kërkuam Zotit të gjithëpushtetshëm të na falë urtësi dhe fuqi për të ecur në rrugën e Kreshmës deri në fund, që të shikojmë edhe Ngjalljen e Krishtit.

Duke qëndruar në kishë përpara ikonave, ndiejmë sytë e Krishtit, Shpëtimtarit tonë për- mbi ne. Me ndihmën e Perëndisë le të qëndrojmë përpara Zotit në frymë të hapur, përpara Atij që është Drita, që të ndriçojë të gjithë hapësirën e zemrës sonë, për të parë të gjitha papastërtitë dhe ndotjet tona, të gjitha mëkatet vdekje-

prurëse dhe të rënda, që thërrasin te Zoti ynë për dënimin tonë nëse nuk pendohemi.

Duke kundruar Zotin Jisu Krisht, ne kup- tojmë që t’i shërbejmë Atij shpirtërisht. Kjo përbën kuptimin dhe qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore përmbi dhe. Duke qëndruar përpara Zotit ne e lavdërojmë Atë, e falënderojmë dhe e nderojmë, që të përjetojmë lavdërimin engjë- llor: “Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Savaoth, qielli e dheu janë plot me lavdinë tënde”.

Por në shumë gjëra, shikojmë se jemi të man- gët në këtë drejtim. Mëkati i mosmirënjohjes sonë ndaj Zotit është i lidhur me mëkatin e padijes. Shkrimi i Shenjtë na thotë se ne jemi krijuar të lavdërojmë Perëndinë, të shpallim përsosmërinë e Tij në botë, por ne jemi shumë larg kësaj. Për shumë nga ne, jetët tona të zbehta janë errësuar prej natës shpirtërore. Shpirtrat tanë nuk janë gjallëruar nga fryma e falënderimit dhe bota ka humbur ngjyrën e saj dhe ngrohtësinë, sepse ne kemi humbur lidhjen tonë shpirtërore me Shpë- timtarin. I kemi kaluar ditët, muajt dhe vitet e jetës sonë pa e lavdëruar dhe falënderuar Perë- ndinë, pa shqiptuar fjalët “Lavdi Zotit”, duke i ndjerë brenda nesh ato. Mosmirënjohja e errë- son shpirtin njerëzor. Falna, o Zot i mëshirshëm për të gjitha herët që ne kemi qenë mosmirë- njohës dhe të cilat i dimë, por edhe për ato raste kur nuk i dimë, kur Perëndia ka dërguar engjëjt e Tij për të na shpëtuar dhe ruajtur ne, madje edhe nga vdekja e sigurt. Le të pohojmë se kemi marrë frymë ajrin që Ai na e ka dhënë, kemi marrë ushqimin tonë të përditshëm, që kemi

strehë dhe ushqim dhe të gjitha të mirat e përmbidheshme pa i qenë Zotit mirënjohës. Zoti na solli së bashku në këtë jetë me ata që kanë qenë të paracaktuar nga e tërë përjetësia, të jenë ndihmësit tanë, të afërmit dhe miqtë dhe ne nuk e kemi lavdëruar Atë për këtë dhuratë. Duke menduar se jeta jonë është e varfër, kemi mëkatuar ndaj Zotit me ftohtësinë tonë.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Duke parë fytyrën e Zotit, le të pyesim veten tonë, vëllezër dhe motra, nëse ne, si krijesa të logjikshme të Perëndisë, kemi pasur gjithmonë Zotin Jisu Krisht në qendër të jetës sonë, duke pasur besimin e palëkundur se është vetë Perë- ndia i mishëruar, i vetëmlinduri Bir i Perëndisë Atë, i bashkëqenshëm me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Duke hedhur vështrimin pas në jetët tona, pjesa më e madhe nga ne pohon me hidhë- rim se jeta jonë ka qenë e mbuluar nga errësira e injorancës, kemi qenë larg nga Drita e Përjetshme, ndoshta e kemi luftuar Perëndinë ose e kemi blasfemuar Atë, edhe pse e kemi ndjerë se Ai është me të vërtetë Drita dhe Mi- rësia. Shumë shpesh i kemi kthyer krahët Atij. Shumë nga ne jetuan një fëmijëri dhe rini larg Kishës, duke mos e njohur ngrohtësinë dhe fuqinë e saj shpëtimtare.

Duke kujtuar ato vite, muaj dhe orë të ekzistencës sonë, le të gëzohemi që Zoti na ftoi në dritën e Tij të mrekullueshme dhe le të vajtojmë se si mohues të pavullnetshëm, ne ishim zhytur në errësirën e injorancës dhe të pabesisë.

(vijon në faqen 8)

(vijon nga faqja 7)

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Nëse ndonjë nga ne nuk ka gëzim brenda vetes dhe i kemi ngarkuar njerëzit pranë nesh me ankime, qortime dhe fyerje, le të pendohemi.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Pa asnjë dyshim, “ai që ka urrejtje për vëllain e tij është një vrasës.” Ai qëndron gjithmonë në errësirë. Nëse ti nuk i fal – me të gjithë zemrën – ata që mëkatojnë kundër teje, as Ati yt në qiell nuk ka për të të falur. Prandaj, le të rikujtoj- më orët dhe momentet kur kemi qenë të mbu- shur me errësirë, urrejtje dhe zemëratë. Sa shu- më fjalë të hidhura, plot mllef dhe ligësi e të papastra, nxorën në ato çaste? Sa shumë plagë, në disa raste ende të pashëruara, iu shkaktuam atyre që na duan, që ushqejnë mirësi dhe dhembshuri për ne?

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Në shpirtrat tanë, për shkak të mosmirënjoh- jes sonë hyn fryma e keqe dhe vrasëse e dësh- përimit dhe e mërzitjes. Duke mos e dëgjuar zërin e Zotit të Ngjallur që na thotë nëpërmjet apostullit të Tij “të gëzohemi përherë, të lutemi pa pushim dhe të falëndërojmë në çdo gjë”, ne jemi kthyer në të vdekur ende të gjallë, zemrat tona janë të mbushura përplot nga trishtimi, zhgënjimi dhe në disa raste edhe nga dëshpë- rimi. Prandaj edhe kemi humbur hirin e Perë- ndisë, që nuk banon në zemrat e dobëta dhe që nuk kanë kurajë. Le të pendohemi për këtë fry- më të errët që ka depërtuar brenda nesh dhe le ta largojmë atë me lutje dhe pendim, duke i kërkuar Shpëtimtarit të na mbushë me gëzim të thellë, mirësi, kurajë, kënaqësi dhe veçanë- risht me mirënjohje. Le të falënderojmë Zotin edhe kur jemi të rënduar e të trishtuar. Zoti e di se çfarë duhet të mbajmë dhe ka për të na shpëtuar prej tundimeve. Le të mos e humbasim kurrë durimin, e të biem në ligështi dhe dësh- përim.

Falna o Zot i Mëshirshëm!

Martesa u krijua e pastër nga Perëndia dhe “shtrati martesor të jetë i panjollosur”. Le të pendohemi, duke e ditur se jemi mëkatarë edhe për mëkatet e imoralitetit, të cilat edhe pse ndoshta nuk i kemi kryer në vepër, i kemi kryer

në mendjen tonë. Prandaj edhe le të pendohemi për papastërtinë e jetës sonë. Ka shumë njerëz që duken së jashtmi se e ruajnë mirë veten e tyre, duke jetuar në virtytin e jetës martesore, por që nuk janë të tillë përbrenda vetes së tyre. Le ta pastrojmë brendë- sinë tonë nga mendimet, pamjet dhe gjërat e pahijshme.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Pendimi është shumë i rëndësishëm për ata prindër që nuk kanë qenë mjaftue- shëm të vëmendshëm me fëmijët e tyre; që i kanë lënë

të pakontrolluar që të shikojnë filma, pamje apo të dëgjojnë muzikë me përmbajtje jo të pastër. Gjithashtu, prindërit duhet të pendohen kur nuk kanë parë asgjë të gabuar dhe i kanë lejuar fëmijët të shikojnë emisione dhe filma që janë për të rritur. Prindërit që veprojnë në këtë më- nyrë kanë një përgjegjësi të madhe, se nuk i mbrojnë shpirtrat e fëmijëve të tyre, nuk i ku- ndërvihen së ligës me të mirën, se nuk i ruajnë fëmijët nga burimet e tundimit dhe të papastër- tisë, gjë që shkakton një shkatërrim dhe ndotje të vërtetë përbrenda tyre.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Të gjithë ne e dimë se dashuria është një ndjenjë e shenjtë dhe e pastër të cilën Zoti na e ka dhënë si një strehë, nën të cilën ne streho- hemi nën hirin e Perëndisë. Falna, o Zot i Më- shirshëm! Falna urtësinë Tënde dhe fuqinë për të ndrequr gjërat, që të bëjmë çdo gjë që mu- ndemi për të korrigjuar veten tonë dhe për të ndihmuar të afërmin tonë të eci në dritën e së vërtetës sate.

Kohët tona dallohen për mëkatin dhe për mospasjen besim te përkujdesja e Perëndia. Sa shumë nga ne kanë përbrenda zemrës së tyre frikë, ankth, shqetësime dhe panik?! Zoti i më- shirshëm na porosit të kemi paqen në zemrat tona. Sa nga ne orthodhoksët për këtë shkak nuk arrijmë të kuptojmë mësimin e Zotit dhe të bëhemi dritë për botën? Edhe pse ne e dimë se

duhet të jemi të tillë, shpeshherë mjaft nga ne, edhe pse në sipërfaqe përpiqemi të dukemi të përshpirtshëm, përbrenda zemrës sonë, jemi ende në errësirë, me një predispozitë negative karshi të tjerëve, duke mos pasur virtytet e mirë- sisë, dhembshurisë dhe tendencën drejt virtytit në përgjithësi. Nën këtë maskë fshehim pasionet e dashurisë për veten, egoizmit dhe zemërngur- tësisë. Le të lutemi që Perëndia të heqë nga ne verbërinë e dashurisë egoiste për veten dhe të na mësojë t’u shërbejmë të tjerëve, e të mendoj- më për ata. O Zoti ynë Jisu Krisht, ndihmona t’i vëmë në jetë këto fjalë dhe të mos i flasim vetëm tek të tjerët.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!

Pendohemi përpara Teje, o Zot i Tërëmëshir- shëm! Ne mëkatuam me fjalë, vepra dhe mendime, me të gjitha shqisat tona, shpirtërisht dhe trupërisht. Nuk guxojmë të pohojmë me zë të lartë gjithë mëkatet që i kemi harruar për një kohë të gjatë, mendimet e këqija të blasfemisë, e ato të papastrat. Vëllezër dhe motra, le të përpiqemi t’i mbledhim të gjitha mëkatet tona në enën e pendimit dhe le t’i zbrazim ato në detin e pafund të mëshirës së Perëndisë. Asnjë le të mos ketë dyshime për mëshirën e Perëndisë, për hirin dhe dashurinë e Tij të pafundme. Por duhet ta dimë, se Zoti na i fal të gjitha këto, vetëm nëse ne pendohemi dhe themi nga pastë- rtia e zemrës sonë:

Pendohem përpara Teje, o Zot, për të gjitha mëkatet e thëna dhe të pathëna. Falmë dhe ndjemë për gjithë mëkatet e mia të bëra me dashje a pa dashje, me mendje a me vepër e fjalë, e pastromë prej tyre me hirin Tënd.

Amin.

Përgatiti dhe përktheu
Dhjak. A. Bendo