Falënderime
Nga thellësia e shpirtit falënderojmë plot
mirënjohje e dashuri Fortlumturinë e Tij,
Kryepiskopin Anastas, për rindërtimin e varrit
të të shtrenjtit tonë, Kryepiskop Kristofor Kisit.
Në kohën e sistemit diktatorial monist,
Kryepiskop Kisi vazhdoi jetën e tij të thjeshtë e
të përulur ;në shërbim të Krishtit e të
besimtarëve. Ai nuk pranoi të ndërrojë kryqin e
Zotit me të mirat e lavditë tokësore, që i ofroi
rregjimi komunist. Për këtë arsye, atë e helmuan
në Kishën e Shën Prokopit.
Më vonë, prishën edhe shenjën e kryqit prej
varrit të tij.
Por tani, para dy muajsh, me rastin e 43 –
vjetorit të jetëndërrimit të tij, në sajë të
interesimit e kujdesit të drejtpërdrejtë të
Kryepiskopit Anastas, varri i të ndjerit
Kryepiskop Kristoforit u ndërtua përsëri.
Gjithashtu, Kryepiskopi ynë drejtoi besimtarët
e shumtë në lutjen e përshpirtjes që u bë më 17
qershor në Kishën e Ungjillëzimit.
Kryqi i madh i mbështetur mbi varrin e ri,
ngjason me një pëllumb krahëbardhë, që mban
mesazhin e artë të sakrifikimit nëpëmjet
dashurisë dhe dërgon lutjet tona të nxehta për
të, si thimiam para fronit të Perëndisë.
Me ndërime e përshëndetje të përzemërta
Mbesat e Kryepiskop Kisit